MISIONI I OBSE NË SHKUP

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit bashkëpunimin e vet me Misionin e OBSE në Shkup e ka filluar në vitin 2012 dhe në kuadër të saj janë realizuar një numër i aktiviteteve për përmirësim në udhëheqjen demokratike dhe preventivën nga korrupsioni në vend, si dhe nxitje të bashkëpunimit të ndërsjellët. 

Në vitin 2020 Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë Misioni në Shkup për zbatim të aktiviteteve të përbashkëta në periudhën gjatë viteve 2020-2022. Kjo kornizë për bashkëpunim ka për qëllim përmirësimin e praktikave për parandalim të korrupsioni dhe përforcim të sistemit të integritetit. Aktivitetet e përbashkëta si preventive do të jenë në përputhje me principet e përcaktuara në Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, Startegjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025, strategji tjera nacionale si dhe aktivitete tjera të ndërlidhura. Aktivitetet e përbashkëta, duke përfshirë edhe afatet dhe detalet tjera për realizimin e tyre, do të përcaktohen në mënyrë plotësuese në Planet vjetore për aktivitete të kontraktuara së bashku ndërmjet Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe Misionit të OBSE në Shkup.


MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET ORGANIZATËS PËR PIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË MISIONI NË SHKUP DHE KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT PËR IMPLEMENTIMIN E AKTIVITETEVE TË PËRBASHKËTA NË PERIUDHËN 2020-2022


MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET ORGANIZATËS PËR PIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË MISIONI NË SHKUP DHE KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT PËR IMPLEMENTIMIN E AKTIVITETEVE TË PËRBASHKËTA NË PERIUDHËN 2023-2024


Plani i aktiviteteve vjetore për vitin 2021 që janë pjesë e Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Misionit të OSBE në Shkup dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit 2020 – 2022


PROMOVIMI I TRANSPARENCËS DHE LLOGARISË NË INSTITUCIONET PUBLIKE


Promovim i bashkëpunimit nëpërmjet qeverisjes së mirë në zbatimin e politikave antikorrupsion


Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit në gjyqësor në Maqedoninë e Veriut (EN, MK, AL)