STATUSI DHE KOMPETENCAT E KSHPK

STATUSI DHE KOMPETENCAT

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë: Komisioni Shtetëror) është i mëvetësishëm dhe i pavarur në kryerjen e punëve të caktuara me këtë ligj dhe ka cilësi të personit juridik.
Komisioni shtetëror përbëhet nga kryetari dhe gjashtë anëtarë.
Komisioni shtetëror ka Sekretariat si shërbim profesional i Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë: Sekretariati).
Me Sekretariatin udhëheq sekretari i përgjithshëm.

Në bazë të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfilktit të interesave Komisioni Shtetëror i ka këto kompetenca:
– 1. miraton strategji nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, me planin aksional për zbatim;
– 2. zbaton kontroll kundër korrupsionit mbi ligje, akte nënligjore dhe akte tjera të përgjithshme, në pajtim me metodologjinë të cilën e miraton;
– 3. vepron pas kallëzimeve nga persona fizikë dhe juridikë për dyshime për korrupsion dhe konflikt të interesave;
– 4. ngre iniciativë para organeve kompetente për ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së personave zyrtarë;
– 5. ngrit iniciativë për ngritjen e procedurës për ndjekje penale në lëndët për të cilat vepron;
– 6. e përcjell ligjshmërinë e financimit të partive politike;
– 7. e përcjell ligjshmërinë e financimit të fushatave zgjedhore;
– 8. ngre iniciativë para organeve kompetente në bazë të raporteve të Entit Shtetëror të Revizionit;
– 9. vepron në raste të konfliktit të interesave;
– 10. e evidenton dhe përcjellë gjendjen pronësore dhe interesat në procedurë në pajtim me këtë ligj;
– 11. përcakton formular të deklaratave për gjendjen pronësore dhe të interesave;
– 12. kryen kontroll të të dhënave nga deklaratat për gjendjen pronësore dhe interesat;
– 13. bashkëpunon me organe të tjera shtetërore në sigurimin e informatave të nevojshme;
– 14. bashkëpunon me trupa nacionalë të shteteve tjera, si dhe me organizata ndërkombëtare në fushën e parandalimit të korrupsionit;
– 15. shkëmben informata me trupa kompetentë të shteteve tjera dhe organizatave ndërkombëtare, në bazë të obligimeve të ndërmarra me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë;
– 16. bashkëpunon me shoqata, fondacione, institucione shkencore dhe sektorin privat lidhur me preventivën e korrupsionit dhe konfliktit të interesave;
– 17. përgatit analiza për rreziqe të korrupsionit në sektor të ndryshëm;
– 18. ndërmerr aktivitete në drejtim të përforcimit të integritetit personal dhe institucional;
– 19. ndërmerr aktivitete të planit të edukimit dhe përforcimit të vetëdijes për korrupsion dhe konflikt të interesave;
– 20. mban regjistër për persona të zgjedhur dhe të emëruar;
– 21. mban regjistër të personave të autorizuar për pranimin e kërkesave të denoncuesve në pajtim me mbrojtjen e denoncuesve;
– 22. përgatit katalog të dhuratave në bazë të të dhënave të marra në pajtim me nenin 58 të këtij ligji dhe i publikon në ueb faqen e vet;
– 23. zbaton hulumtime të mendimit publik për vlerësimin e punës së vet dhe gjendjes me korrupsionin;
– 24. miraton program vjetor për punën e Komisionit Shtetëror;
– 25. miraton kod etik të Komisionit Shtetëror dhe të Sekretariatit;
– 26. miraton rregullore për punën e Komisionit Shtetëror;
– 27. miraton akte për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës në Sekretariat;
– 28. rregullisht e informon publikun për punën e vet lidhur me kompetencat që i ka në pajtim me këtë ligj dhe në pajtim me rregulloren e punës së Komisionit Shtetëror dhe
– 29. kryen punë të tjera të përcaktuara me këtë ligj.