POLITIKA E PRIVATËSISË

Politika e Privatësisë

Kjo politikë e privatësisë ofron informacione të përgjithshme për përpunimin e të dhënave personale kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe/ose përdorni disa nga shërbimet administrative përmes saj. Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme për të realizuar detyrat dhe autorizimet tona ligjore.

Kontrolluesi i të dhënave personale

Kontrolluesi i të dhënave personale është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me seli në rrugën “Presveta Bogorodica” nr. 3, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Cilat të dhëna mbledhim

Ne mund të mbledhim të dhëna lidhur me kategoritë e mëposhtme të personave:

  • Vizitorët e faqes sonë të internetit www.dksk.mk. Zakonisht mbledhim të dhëna lidhur me navigimin (shih më poshtë), të cilat përdoren për të analizuar të dhënat nga vizitat në faqen tonë të internetit dhe për të mbajtur sigurinë e informacionit në faqen tonë. Më shumë informacion për përdorimin e biskotave mund të gjeni në politikën tonë për përdorimin e biskotave (link).
  • Kërkuesit dhe persona të tjerë fizikë lidhur me paraqitjen e kërkesave dhe/ose raporteve dhe sugjerimeve të ndryshme përmes formularëve të kontaktit.
  • Persona që kërkojnë qasje në informata të karakterit publik në bazë të Ligjit për Qasje në Informata me Karakter Publik.

Kategoritë e të dhënave që përpunohen

  1. Të dhënat për navigimin Kur vizitoni faqen tonë të internetit, shfletuesi juaj automatikisht dërgon informacione për qasjen në server siç janë:
    • Adresa e Protokollit të Internetit (IP) të kompjuterit që përdorni për të hyrë në faqen e internetit;
    • Lloji i shfletuesit dhe sistemi operativ që përdorni për të hyrë në faqen tonë;
    • Faqet që vizitoni në faqen tonë dhe data dhe ora e hyrjes në faqen tonë;
    • URL e faqeve të internetit nga të cilat keni ndjekur një lidhje në faqen tonë;
    • Gjuha e shfletuesit që përdorni.

Log-et e serverëve fshihen automatikisht brenda 15 ditëve, përveç nëse rrethanat kërkojnë ruajtje më të gjatë, si për shembull për të hetuar një virus ose sulm të dëmshëm.

  1. Të dhënat që përdoruesit i dorëzojnë në mënyrë vullnetarizëm

Të dhënat personale që mbledhim nga vizita juaj në faqen tonë të internetit janë ato që ju i dorëzoni vullnetarisht për qëllime të caktuara, për të na mundësuar të realizojmë kompetencat tona të përcaktuara nga ligji.

Ne mund të mbledhim disa nga këto kategori të të dhënave personale: emri dhe mbiemri, adresa, telefoni kontaktues, faksi, emaili dhe nënshkrimi.

Si i mbledhim të dhënat personale

Të dhënat personale i mbledhim vullnetarisht nga ju kur dëshironi të komunikoni me ne përmes kanaleve të ndryshme, përfshirë:

  • Përmes përdorimit të faqes sonë të internetit;
  • Përmes emailit tonë: contact@dksk.org.mk;
  • Përmes postës.

Kategoritë e përdoruesve të të dhënave personale

Ne nuk ndajmë të dhëna për ju dhe/ose për vizitën tuaj në faqen tonë të internetit me palë të treta, përveç në këto raste:

  • Kur angazhojmë ofrues shërbimesh, nëse KSHPK angazhon këto si përpunues, dhe ata janë të detyruar të veprojnë sipas udhëzimeve të KSHPK-së dhe të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale që përpunohen gjatë ofrimit të atyre shërbimeve.
  • Kur kërkohet nga gjykata, policia ose organet e tjera për të ushtruar kompetencat e tyre dhe vetëm nëse ka një bazë ligjore për këtë.

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave të mbledhura

Të dhënat që mbledhim ruhen në përputhje me ligjin dhe periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të përpunimit.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave personale janë:

  • E drejta për t’u informuar për përpunimin e të dhënave personale;
  • E drejta për qasje në të dhënat personale;
  • E drejta për korrigjim dhe fshirje të të dhënave personale;
  • E drejta për kufizimin e përpunimit të të dhënave personale;
  • E drejta për kundërshtim.

Për informacione të mëtejshme dhe/ose për të ushtruar të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ndryshimi i politikës për privatësinë

Politika për privatësinë do të ndryshohet në përputhje me ndryshimet në aktivitetet e KSHPK-së.