Kampanjë për integritet

Kampanjë për integritet


Ndryshimi fillon nga më të vegjëlit. Nëpërmjet lojës, skeçeve dhe vizatimeve i mësuam fëmijët të mendojnë me kokën e tyre, gjithmonë të thonë atë që i shqetëson, në mënyrë që ata të mund të zgjedhin drejtimin e duhur.


Çdo qytetar është i rëndësishëm dhe mund të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit. Çdokush mundet dhe duhet të denoncoj korrupsionin nëse disponon informacion. Aksioni i përbashkët në luftën kundër korrupsionit, forcimin e integritetit të institucioneve, promovimin e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter  publik dhe mbrojtjen e denoncuesve është mesazhi kryesor i kampanjës së Integritetit, e cila është pjesë e projektit “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë së Administratës publike  në Republikën e Maqedonisë së Veriut” përfituesit e të cilit janë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të Lirë deri te informatat me karekter publik.

Rezultatet e sondazhit të opinionit publik, të kryer në kuadër të kësaj fushate informuese treguan se 55% e qytetarëve mendojnë se institucionet nuk merren me korrupsion, dhe 53% mendojnë se kjo dukuri është një problem i madh në shoqëri. Të anketuarit shtojnë se arsyeja e përhapjes së korrupsionit në shoqëri është për shkak të mungesës së ndëshkimeve për autorët e krimit.

“Lufta kundër korrupsionit fillon me ndërgjegjësimin dhe marrjen e vendimit individual për të ndërmarrë veprime. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit punon e përkushtuar në të gjitha rastet, por kjo nuk është e mjaftueshme. Lufta kundër korrupsionit jep rezultat vetëm nëse në të përfshihen sa më shumë institucione dhe individë. Prandaj, shpresojmë që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim më efikas me institucionet. Denoncuesit në këtë proces janë të vlersuar për guximin e tyre për të denoncuar dhe luftuar për parim etik dhe ligjor të veprimit  Ne si shoqëri duhet të bëjmë më shumë për t’u dhënë atyre mbrojtje adekuate,” tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Edhe pse  ekziston  Ligj i veçantë për mbrojtjen e denoncuesve në vend, hulumtimi i kryer brenda kampanjës tregon se publiku nuk është mjaftueshëm i informuar për këtë  rreth 30 përqind e të anketuarve besojnë se denoncuesit nuk janë të mbrojtur sa duhet.
“Transparenca dhe integriteti i institucioneve nga njëra anë dhe qytetarëve të informuar nga ana tjetër janë parakushtet themelore për forcimin e proceseve demokratike, punën ligjiore dhe etike të administratës publike. Nëpërmjet Transparencës krijohet përgjegjësi më e madhe në punë. Ligji për qasjen në informatat me karakter publik dhe zbatimi i tij kanë një qëllim, i cili është forcimi i integritetit të institucioneve dhe rritja e transparencës. Nga këtu u bëj thirrje qytetarëve të përdorin të drejtën për qasje të lirë deri te informatat, që do të thotë të përdorin të dhënat që institucionet janë të detyruara ti publikojnë, dhe nëse nuk është kështu, ta kërkojnë atë duke përdorur ligjin për qasje të lirë, sepse në këtë mënyrë “Ata ndikojnë në efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve dhe zvoglimin e korrupsionit,” tha Plamenka Bojceva, drejtoreshë e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik.

Projekti “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së  Veriut” është financuar nga Bashkimi Evropian.
Në promovimin e fillimit të kampanjës, Z. Frick Janmaat, Shefi i Sektorit të Delegacionit të BE-së tha:  “Me këtë kampanj, ne presim që të gjithë qytetarët të përfshihen më shumë në promovimin e integritetit, të kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve publike dhe të kontribuojnë në uljen e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.” Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e institucioneve shtetërore, ajo i referohet shoqërisë si një e tërë – qeverisë, institucioneve shtetërore, qytetarëve, biznesit, mediave, shoqërisë civile. Kjo na prek të gjithëve. ”
Në mënyrë që të intensifikohet lufta kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe të theksohet rëndësia e bashkëpunimit të të gjitha institucioneve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit përgatiti Strategji Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit 2021-2025, e cila u miratua nga Parlamenti i Maqedonisë. Ky është dokumenti i parë i kësaj natyre strategjike që synon krijimin e parakushteve për luftën më efektive kundër korrupsionit.


Ti ke të drejtë të dishëNdotja shpesh është pasojë e korrupsionit, abuzimit, mungesës së transparencës dhe informimit të qytetarëve në nivel qendror ose lokal. Raporto korrupsionin dhe abuzimin!
Se cilët janë shkaqet dhe faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tënd, si dhe të luftosh për ajër të pastër!


Korrupsioni shpesh ndodh për shkak të transparencës së pamjaftueshme të institucioneve. Qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.
Çdo qytetar duhet të ushtrojë të drejtën e tij për informim dhe të kontribuojë në eliminimin e korrupsionit.


Hapi i parë në parandalimin e korrupsionit është të refuzosh pjesëmarrjen personale.
Refuzo të marrësh pjesë në situatë të paligjshme dhe tregoje integritetin tënd.
Zgjidh drejtimin e duhur.


Çdokush mund të paraqesë korrupsion dhe të parandalojë abuzimin. Denoncimi yt mund të ndikoj në transparencën dhe integritetin e personave zyrtarë, si dhe të institucioneve.
Nëse di, denonco!


Mënyra e duhur është mënyra e vetme.
Gjithmonë bëje atë që është më e mira për të gjithë, jo ajo që është më e lehta. Prite të njëjtën gjë nga administrata publike.
Është koha për shprehi të reja – Zgjidh drejtimin e duhur!


Постави граници, однесувај се според етичките стандарди. Погрешната одлука која ја носи секој еден од нас, може да го уништи личниот интегритет и репутација.
Избери го вистинскиот правец!


Vendos kufij, vepro sipas standardeve etike. Vendimi i gabuar, i sjellur nga secili prej nesh mund të shkatërrojë integritetin dhe reputacionin tonë personal.
Zgjidh drejtimin e duhur!


Shëndetiështëpasuriamëe madhe. Korrupsionidhesjelljajoetikerrezikojnëshëndetintënd. Kërkoinformatëse sishpenzohenparatëe dedikuarapërshëndetin.
Zgjidhdrejtimine duhur!

Në Maqedoni, 74% e qytetarëve e konsiderojnë korrupsionin joetik, duke respektuar këto parime dhe duke kërkuar që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Zgjidhni drejtimin e duhur!

Ekziston mundësia e zbulimit të sigurt elektronik. Në rast korrupsioni ose abuzimi, identiteti do të mbrohet
Më shumë informacion: https://dksk.mk/

Integriteti është zgjidhja.
Zgjidhni në vend të komoditetit, zgjidhni atë që është e drejtë në vend të asaj që është e shpejtë, zgjidhni praktikën dhe vlerat tuaja në vend që të flisni vetëm për të.
Zgjidhni drejtimin e duhur

Transparenca fiskale është një shkallë e lartë e kontrollit mbi financat publike. A e dini se dini për plotësimin dhe shpenzimin e fondeve nga arka e shtetit?

75% e të anketuarve vendosin që janë personalisht të detyruar të raportojnë në organizatën e tyre, nëse vërejnë sjellje dhe veprime të paligjshme.
Nëse është kështu, denonconi!