Mbështetje nga IPA 2 e BE-së për promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike

Mbështetje nga IPA 2 e BE-së për promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike

Projekti i Bashkimit Evropian “Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies në Administratën Publike”, i mbështetur përmes Programit IPA 2, mbështetur nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Agjencia e  Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, me qëllim të forcimit të funkionalitetit të tyre, duke kontribuar në rritjen e integritetit dhe etikës së institucioneve publike, si dhe në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike. Projekti implementohet nga nëntori 2019 deri në nëntor të 2022.

Komponenti 1 i projektit përfshin mbështetjen e drejtuar KSHPK-së, me qëllim forcimin e institucionit, mbështetjen e procesit të transparencës, asistencën profesionale në ndërtimin dhe promovimin e sistemit të integritetit dhe etikës në funksionimin e institucioneve publike.

Komponenti 1 mbulon 6 fusha kryesore të nevojave të KSHPK-së. Në fillim të projektit u realizuan aktivitete për forcimin e kapaciteteve të DKSK-së dhe u sigurua mbështetje për përmirësimin e vendosjes funksionale, dhe në drejtim të kryerjes më efikase dhe më efektive të detyrave të rregullta të punës që janë në kompetencën e institucionit. Mbështetja pasohet nga mjetet e duhura elektronike për komunikim dhe monitorim të punës, që sërish kontribuon në përmirësimin e efektivitetit të punës së Komisionit.

Paralelisht me procesin e ndërtimit të kapaciteteve teknike të Komisionit, po realizohen edhe aktivitete që janë të drejtuara ndaj institucioneve publike, por edhe ndaj publikut në përgjithësi. Është përgatitur Politika e Integritetit, me një sërë dokumentesh, me qëllim pranimin e tyre nga institucionet publike, është zhvilluar një fushatë publike për të rritur ndërgjegjësimin për integritetin e nëpunësve shtetërorë dhe për të promovuar një kontekst pozitiv dhe mbrojtjen e denoncuesve.

Mbështetja për avancimin e sistemeve elektronike dhe mjeteve për komunikim dhe shkëmbim të informacionit mbulon disa segmente të veprimeve dhe aktiviteteve të përditshme të KSHPK-së. Përndryshe, krijimi i sistemit të menaxhimit të të dhënave, futja e një sistemi elektronik për monitorimin e gjendjes pasurore dhe interesave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, ngritja e një mjeti elektronik për rishikimin kundër korrupsionit të akteve ligjore dhe nënligjore, përgatitja e një Platforme e-learning, e cila do të jetë në dispozicion të nëpunësve shtetërorë dhe publikut të gjerë, është përgatitur një aplikacion për ndërgjegjësimin e qytetarëve për parandalimin e korrupsionit dhe një aplikacion për monitorimin e zbatimit të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër korrupsionit dhe parandalimi i konfliktit të interesit 2021 – 2025.

Të gjitha veprimtaritë dhe rezultatet e listuara që rrjedhin nga Projekti i Bashkimit Evropian “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike” janë në korrelacion me vlerat evropiane të qeverisjes së mirë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve institucionale për të luftuar korrupsionin, si dhe promovimin dhe mbështetjen për zbatimin e integritetit me elementet e përgjegjëshmërisë dhe etikës.