Duke njohur se korrupsioni shkatërron strukturat ekonomike dhe sociale dhe dëmton mirëqenien e popujve dhe kombeve në të gjithë botën, duke ditur se parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit ndërkombëtar mund të përmirësohet nga bashkëpunimi ndërinstitucional në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendeve, duke njohur në të njëjtën kohë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nevojën për zbatimin e instrumenteve ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme për luftën kundër korrupsionit, në veçanti Konventën e OKB-së kundër korrupsionit dhe mekanizmat e saj të rishikimit në gusht të vitit 2021, Agjencia Nacionale Kundër Korrupsionit e Italisë (ANAC) dhe KSHPK-ja nënshkruan Memorandum të Marrëveshjes që synon: përmirësimin e kanaleve të zbulimit dhe mekanizmave të mbrojtjes së sinjalizuesve, duke forcuar kuadrin legjislativ dhe marrëveshjet institucionale; forcimin e kapacitetit të shoqërisë civile për mbështetjen e sinjalizuesve përmes promovimit të politikave publike, edukimit publik, ndihmës juridike dhe mbështetjeve të tjera për sinjalizuesit; dhe rritjen e vetëdijes publike, veçanërisht në mesin e të rinjve, për rëndësinë e informimit në luftën kundër korrupsionit dhe edukimin e publikut për mekanizmat e mbrojtjes së informatorëve.
Gjatë vitit 2022, KSHPK-ja e thelloi bashkëpunimin me ANAC-un përmes rrjetit të organeve për parandalimin e korrupsionit – NCPA, në të cilin janë anëtarë të dyja institucionet. Në veçanti, përmes bashkëpunimit të përbashkët, është kontribuar në zhvillimin e dokumenteve për zhvillimin e strategjive dhe politikave nacionale kundër korrupsionit, me theks në prioritetizimin e sfidave me të cilat mund të përballen vendet, domethënë institucionet kundër-korrupsion që përballen me zbatimin e këtij lloji të dokumenteve strategjike.