MBROJTJA E DENONCUESVE

Mbrojtja e denoncuesve

Denoncim i mbrojtur në kuptimin të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, defionohet si denoncim me të cilin në pajtim me ketë ligj bartet dyshimi racional ose kuptimi se është kryer, se kryhet ose është e sigurt se do të kryhet veprim i ndëshkueshëm, apo veprim tjetër joligjor ose i palejuar me të cilin shkelet ose cenohet interesi publik.

Interesi publik përkufizohet si mbrojtje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të njohura me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, parandalimi i rreziqeve për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë, mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe natyrës, mbrojtjen e pronësisë dhe lirinë e tregut dhe sipërmarrjes, sundimit të së drejtës dhe parandalimit të krimit dhe korrupsionit.

Kategoritë e personave të cilët  mund të paraqiten në cilësi të denoncuesve janë:

Kategoritë e personave që mund të paraqiten si denoncues janë: personi i cili ka themeluar marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar ose të caktuar në institucionin respektivisht personin juridik për ku denoncon;, kandidati për punësim, kandidat për vullnetar ose praktikant në institucion respektivisht person juridik për ku denoncon; personi i cili është ose do ka qenë vullnetar ose praktikant në institucion respektivisht person juridik për ku denoncon; personi i cili në çfarëdo baze është ose ka qenë i angazhuar për realizimin e punës nga institucioni respektivisht personi juridik për ku denoncon; personi i cili në çfarëdo baze është ose ka qenë në marrëdhënie afariste ose marrëdhënie tjetër në bashkëpunim me institucionin respektivisht personin juridik për ku denoncon; personi i cili shfrytëzon ose ka shfrytëzuar shërbime në institucionin respektivisht personin juridik në sektorin publik dhe privat për ku denoncon;

Në përputhje me këtë ligj, detyrimi i institucioneve dhe personave juridikë me të paktën 10 punonjës është që të harmonizojnë punën e tyre në lidhje me denoncimin e mbrojtur dhe sigurimin e mbrojtjes së denoncuesve.

Dispozitat e Ligjit parashohin gjoba për kundërvajtje në shumë prej 2.000 deri në 6.000 euro në kundërvlerë në denarë, si për personin juridik ashtu edhe për personin përgjegjës në personin juridik, për veprim në kundërshtim me obligimet e Ligjit, të cilat, ndër të tjera, referohen miratimit të akteve të brendshme për denoncim të mbrojtur, caktimit të një personi të autorizuar për pranim të denoncimeve nga denoncuesit dhe veprimit sipas denoncimeve në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Cilat udhëzime dhe detyrime parashikohen?

Në ligjin për mbrojtjen e denoncuesve përshkruhet se denoncuesei, e kryen denoncimin e brendshëm të mbrojtur   me gojë në procesverbal ose në formë të shkruar te personi i autorizuar nga personi udhëheqës në institucion respektivisht personin juridik për ku denoncon. Në institucionin përkatësisht personi juridik ku nuk ka person të autorizuar për pranim të denoncimeve nga denoncues, denoncimi i brendshëm i mbrojtur bëhet te personi udhëheqës i institucionit përkatësisht personit juridik.

Denoncimi i brendshëm i mbrojtur në sektorin privat rregullohet me akt të brendshëm të personit juridik me më së paku 10 persona të punësuar në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve.

Personi përgjegjës për denoncim të brendshëm dhe të jashtëm të denoncuesve

Irena Popovska
Telefoni i  kontaktit: (02) 3215 377
e-mail:  i.popovska@dksk.org.mk  mailto: i.popovska@dksk.org.mk

LIGJI PËR MBROJTJEN E DENONCUESVE

LIGJI PËR MBROJTJEN E DENONCUESVE