Takim pune mes KSHPK-së, ESHR-së, Byrosë për Furnizime Publikedhe Zyrës së UNDP-së
Sot me 21.10.2024, me iniciativë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në Entin Shtetëror të Revizionit u mbajt takim pune mes kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Tatjana Dimitrovska dhe anëtarëve të KSHPK-së, kryerevizori shtetëror Maksim Acevski, ushtrues detyre i drejtorit të Byrosë për Furnizime Publike, znj. Mare Bogeva dhe z. Ilmiasan Dauti, analist programi në zyrën e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takimin e punës, përfaqësuesit e KSHPK-së, ESHR-së dhe Byrosë për Furnizime Publike diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e qeverisjes së mirë, luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe llogaridhënies, forcimin e kapaciteteve të institucioneve, si dhe përparimin e kuadrit ligjor në kompetencë të këtyre institucioneve.


