PËRFAQËSUESI I KSHPK-së MORI PJESË NË MASTERCLASS- in „GENDER AND CORRUPTION“ TË UNIVERSITETIT TË EVROPËS JUGLINDORE
Anëtari i KSHPK-së, Mr. Servet Demiri, më 9 nëntor 2026, mori pjesë në masterclass-in me temë „Gjinia dhe korrupsioni“ (Gender and Corruption), të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë.
Në fjalën e tij drejtuar studentëve, anëtari i KSHPK-së theksoi rolin e Komisionit, duke vënë në pah rëndësinë e integritetit personal dhe institucional, transparencës dhe llogaridhënies.
Theks i veçantë iu kushtua rolit të të rinjve dhe komunitetit akademik në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në mundësi të barabarta, përgjegjësi dhe respektimin e integritetit, si dhe nevojës për identifikimin dhe raportimin në kohë të rreziqeve nga korrupsioni.
KSHPK-ja mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me komunitetin akademik dhe edukimit të të rinjve, si një segment i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.














