KSHPK-ja mori pjesë në Takimin Plenar të Rrjetit Kundërkorrupsion të OECD në Paris
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mori pjesë në Takimin Plenar të Rrjetit Kundërkorrupsion të OECD për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN), i cili u mbajt më 25 dhe 26 nëntor 2026 në Paris.
Pjesëmarrja në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar përbën një mundësi për përfshirje aktive në dialogun rajonal për avancimin e politikave kundërkorrupsion, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet homologe dhe partnerët ndërkombëtarë.

Prania e KSHPK-së është në funksion të realizimit të prioriteteve të saj strategjike, veçanërisht në drejtim të forcimit të mekanizmave parandalues, avancimit të sistemeve për vlerësimin dhe monitorimin e rreziqeve nga korrupsioni, forcimit të integritetit institucional dhe zbatimit të vazhdueshëm dhe konsekuent të politikave kundërkorrupsion.
Shkëmbimi i përvojave dhe pjesëmarrja në proceset e vlerësimit të ndërsjellë dhe të të nxënit të ndërsjellë (peer review and peer learning) janë instrumente të rëndësishme për identifikimin e sfidave institucionale, avancimin e praktikave ekzistuese dhe forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe luftimin më efikas të korrupsionit.

KSHPK-ja mbetet e përkushtuar ndaj pjesëmarrjes aktive në nismat dhe partneritetet ndërkombëtare, duke e konsideruar bashkëpunimin ndërkombëtar si një parakusht të rëndësishëm për forcimin e efikasitetit institucional, llogaridhënies dhe besimit të publikut në institucione.











