KSHPK nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit të Ukrainës
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Agjencia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit të Ukrainës (NACP) nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në Paris, në margjinat e Takimit Plenar të Rrjetit Kundërkorrupsion të OECD-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN), i cili u mbajt më 25 dhe 26 nëntor 2026.

Me Memorandumin vendoset një kornizë për bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet dy institucioneve në fushën e parandalimit të korrupsionit. Bashkëpunimi do të përfshijë shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në zhvillimin dhe zbatimin e politikave kundërkorrupsion, si dhe në forcimin e integritetit institucional.

Memorandumi e thellon bashkëpunimin ndërkombëtar të KSHPK-së dhe krijon hapësirë për dialog profesional lidhur me sfidat praktike në parandalimin e korrupsionit.












