Çfarë nënkuptojmë me integritet?
Me integritet nënkuptojmë, kryerjen e ligjshme, profesionale, të pavarur, të paanshme, etike, të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse të punës me të cilën personat zyrtarë dhe të zgjedhur ruajnë reputacionin e tyre dhe të njësisë së vetëqeverisjes lokale, eliminojnë rreziqet dhe mënjanojnë dyshimet për shfaqjen dhe zhvillimin e korrupsionit, si dhe sigurojnë besimin e qytetarëve gjatë kryerjes së funksioneve publike dhe gjatë punës së institucioneve publike.
Qëllimi i KSHPK-së është të promovojë dhe monitorojë sistemin e integritetit në të gjitha institucionet dhe të përcaktojë efikasitetin e politikave dhe procedurave të aplikuara që mundësojnë zbatimin e qëndrueshëm të standardeve të integritetit.
Pse e pranojmë Politikën e Integritetit?
Pranimi i Politikës së Integritetit është hapi i parë dhe mekanizmi kryesor për përcaktimin e nivelit të integritetit dhe në të njëjtën kohë, mjeti më i rëndësishëm për forcimin e integritetit.
Forcimi dhe ngritja e integritetit është mision dhe përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve në sistem dhe në të gjitha nivelet e pushtetit.
Pse zgjedhim integritetin?
Politika e integritetit e promovon integritetin si themel të qeverisjes së mirë dhe një përgjigje strategjike dhe të qëndrueshme ndaj rreziqeve të korrupsionit.
Përmes zbatimit të Politikës së Integritetit, do të kontribuojë në parandalimin dhe eliminimin e mundësive për shfaqjen e formave të ndryshme të korrupsionit dhe sjelljeve joetike brenda institucioneve.
Personi përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e sistemit të integritetit
Aleksandra Çavdarevska
Telefoni i kontaktit: (02) 3248 968
Email: a.chavdarevska@dksk.org.mk
UDHËZUES PËR VEPRIMIN ME DHURATAT, FAVORET DHE PRITJET NË SEKTORIN PUBLIK