Takim me z. Albert Hani, drejtor i Sekretariatit të RAI-it
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më 14 nëntor 2025 mbajti takim pune me z. Albert Hani, drejtor i Sekretariatit të Nismës Rajonale Kundër korrupsion (RAI).
Në takim, vëmendja e veçantë iu kushtua përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për veprim të përbashkët dhe shprehën interes për zhvillimin e iniciativave dhe mekanizmave të rinj që do të kontribuojnë në forcimin e përpjekjeve rajonale kundër korrupsion.
Në kuadër të takimit u diskutuan mundësitë për shkëmbimin e praktikave të mira, mbështetjen teknike, si dhe identifikimin e fushave prioritare për punë të përbashkët. Bashkëbiseduesit vlerësuan se dialogu dhe partneriteti i vazhdueshëm janë me rëndësi thelbësore për ndërtimin e politikave dhe instrumenteve efektive për përballjen me korrupsionin në nivel kombëtar dhe rajonal.
U prezantuan aktivitetet aktuale dhe ato të planifikuara të KSHPK-së, me një fokus të veçantë në aktivitetet për përpilimin e Strategjisë së re Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030.
Drejtori Hani theksoi gatishmërinë e RAI-it dhe gatishmërinë e tij personale për avancimin e bashkëpunimit me KSHPK-në dhe për punën në projekte të përbashkëta të orientuara drejt përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në vendet e rajonit.
Të dyja palët shprehën kënaqësi për takimin e realizuar dhe gatishmëri për komunikim të vazhdueshëm ndërmjet tyre, me qëllim vazhdimin e aktiviteteve në drejtim të arritjes së objektivave të përbashkëta.











