Bashkëpunim i arritur me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Koordinimin e Luftës Kundër Korrupsionit në Bosnje dhe Hercegovinë
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më datë 08.11.2022, realizoi takim me kryesinë e sapo zgjedhur të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Koordinimin e Luftës Kundër Korrupsionit të Bosnjës dhe Hercegovinës, gjegjësisht me Elvis Kondzic, drejtor i Agjencisë dhe Damirka Mioç, zëvendësdrejtoreshë.
Takimi u realizua me iniciativë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Koordinimin e Luftës Kundër Korrupsionit të Bosnjës dhe Hercegovinës, në kuadër të përpjekjeve të tyre për vendosjen e bashkëpunimit bilateral me organet kundër korrupsionit nga rajoni, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira.
Në takim, drejtori Kondzic dhe zëvendësdrejtori Mioç e njohën shkurtimisht KSHPK-në me statusin dhe kompetencat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Koordinimin e Luftës Kundër Korrupsionit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe aktivitetet e saj aktuale dhe të planifikuara.
U diskutua për përvojat si dhe për aktivitetet e nevojshme në drejtim të përmirësimit të mbrojtjes së denoncuesve si dhe për forcimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
U theksua rëndësia e krijimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjellë të organeve kundër korrupsionit nga rajoni, duke marrë parasysh specifikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Së bashku u shpreh gatishmëria për bashkëpunim, ku u ra dakord për nënshkrimin e një memorandum – bashkëpunimi në të cilin do të përcaktohen fushat e bashkëpunimit, si dhe mbështetja reciproke e dy institucioneve në kuadër të aktiviteteve rajonale dhe shumëpalëshe.