Njoftim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të informimit të duhur dhe transparent të të gjitha institucioneve shtetërore, partive politike, pjesëmarrësve në procesin zgjedhor si dhe opinionit publik për ligjshmërinë e përdorimit dhe disponimit të mjeteve buxhetore, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe Kodin Zgjedhor, tregon për gjendjet e mëposhtme për periudhën nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2025 e deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, respektivisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe të qytetit të Shkupit.
- Ndalim për investime të reja dhe pagesa të jashtëzakonshme
- Nuk mund të fillojë ndërtimi me mjete nga buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike apo subjekteve të tjera juridike që disponojnë me kapital shtetëror, i objekteve të reja të infrastrukturës, si rrugë, ujësjellës, linja të tensionit të lartë, kanalizime dhe objekte të tjera, apo i objekteve për veprimtari shoqërore – shkolla, kopshte dhe objekte të tjera, përveç nëse për këtë qëllim janë siguruar paraprakisht mjete nga buxheti, respektivisht nëse bëhet fjalë për realizimin e një programi të miratuar mbi bazë të ligjit gjatë vitit aktual.
- Nuk mund të kryhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale apo pagesa dhe kompensime të tjera materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike, të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, pra të gjitha transferet dhe pagesat vjetore ose transferet njëherëshe nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike; nuk lejohet as të shitet kapital shtetëror, as të nënshkruhen marrëveshje kolektive.
- Nuk mund të fillohet procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara pezullohen, përveç në rastet e punëve urgjente dhe të domosdoshme.
- Ndalim për përdorimin e burimeve të paligjshme dhe anonime të financimit gjatë zgjedhjeve
- Partia politike ose kandidati në zgjedhje nuk guxojnë të mbledhin dhe të përdorin mjete në mënyrë të paligjshme ose nga burime anonime.
- Konstatimi i keqpërdorimit të financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore
- Nuk mundet pasuria në pronësi të: Republikës së Maqedonisë së Veriut ose të njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe mjetet buxhetore ose mjetet nga fondet publike, ndërmarrjet publike, institucionet publike apo subjekte të tjera juridike që disponojnë me kapital shtetëror, përmes punëve investuese ose në mënyra të tjera, nuk mund të përdoren për fushatë zgjedhore ose për financimin e ndonjë aktiviteti tjetër politik.
- Blerja e votuesve
- Nuk lejohet blerja e votuesve gjatë zgjedhjeve dhe votimit, duke dhënë ose premtuar dhuratë apo përfitim tjetër për veten ose për dikë tjetër, ndaj votuesit gjatë zgjedhjeve, me qëllim që ai të votojë, të mos votojë ose të votojë për një kandidat të caktuar.
Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, respektivisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupit, nuk mund të:
- të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose fonde publike, ose me mjetet e ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, terrene sportive ose objekte për veprimtari shoqërore, çerdhe si dhe objekte të tjera. Me ndalim të mbajtjes së ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, veçanërisht: dhënia e deklaratës publike e bartësit të funksionit publik ose kandidatit për bartës të funksionit publik në miting, intervistë në medie, debat në medie ose përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
- Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre sipas rezultateve të zgjedhjeve, Ministria e Financave është e obliguar që tërë pagesat buxhetore, përveç rrogave të rregullta, pensionet dhe shpenzimet komunale, t’i publikojë në faqen e internetit në bazë të veçantë të shpenzimeve buxhetore në periudhën zgjedhore dhe
- Ministria e Financave, dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve parashtron raport parazgjedhor financiar në të cilin do të përfshihet pasqyrimi i të gjitha të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga Buxheti sipas zërave, në periudhën prej fillimit të vitit fiskal deri në ditën e parashtrimit të raportit që publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Financave
- ndalohet shfrytëzimi i hapësirës së zyrave, pajisjeve për zyrë dhe mjeteve motorike zyrtare të organeve shtetërore, përveç për personat për të cilët vlejnë dispozitat e veçanta për mbrojtje të personit.
- Në afat prej dhjetë ditësh nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjitha subjektet e tjera juridike që disponojnë me kapital shtetëror, janë të detyruara t’i dorëzojnë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të dhënat për numrin, llojin, tabelën e regjistrimit dhe gjendjen teknike të automjeteve që i disponojnë, në formë elektronike sipas formularit të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i publikuar në faqen zyrtare të KSHPK-së, dhe
- Ndalohet ushtrimi dhe përpjekja për ushtrim presioni dhe kërcënimi ndaj votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre apo personave të afërt me ta.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të ndjekë të gjithë procesin zgjedhor dhe në rastet kur ekzistojnë arsye për dyshim për shkelje të dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe të Kodit Zgjedhor, Komisioni do t’i konsiderojë përgjegjëse personat përgjegjës në organet shtetërore dhe subjekte të tjera, do të ndërmarrë masa për vërtetimin e këtyre dyshimeve, do t’i njoftojë organet kompetente dhe do të kërkojë marrjen e veprimeve brenda kompetencave të tyre.
Gjatë periudhës së zhvillimit të aktiviteteve të lidhura me Zgjedhjet Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2025, pra zgjedhjet për anëtarët e këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, si dhe për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kryetarit të qytetit të Shkupit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, nuk ka kompetenca dhe nuk jep opinion për kërkesat e dorëzuara që lidhen me mënyrën e veprimit të organeve të pushtetit shtetëror dhe lokal, si dhe të organeve të tjera shtetërore themeluara sipas Kushtetutës dhe ligjit, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, organeve rregullatore, shoqërive tregtare të themeluara nga shteti dhe institucioneve të tjera të themeluara nga shteti.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në funksion të ndjekjes dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe të gjithë procesit zgjedhor, do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat e qytetarëve dhe me qytetarët. Për këtë qëllim, i inkurajon të gjithë qytetarët që në kohë të raportojnë rastet e shkeljeve të ndaluara sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe në Kodin Zgjedhor.