Njoftim
Më 7, 8 dhe 9 qershor 2021 (e hënë, e martë dhe e mërkurë), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti seancën e e tij të 49-të në hapësirat e reja në adresën “Shën Mëria” nr. 3, Shkup. Duke marrë parasysh që aktivitetet lidhur me përshtatjen e hapësirave të reja dhe aktivizimi i pajisjeve informatike janë ende në vazhdim, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk ishte në gjendje të sigurojë kushte për praninë e publikut, për shkak të së cilës seancën e 49-të Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e mbajti PA PREZENCË të publikut.
Në këtë seancë, në përputhje me nenin 20 paragrafi 2 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, KSHPK e zgjodhi M.r Irena Popovskën, e punësuar për një kohë të gjatë si nëpunës udhëheqës shtetëror në Sekretariatin e KSHPK-së si Sekretare e përgjithshme e Sekretariatit të këtij komisioni.
Në këtë seancë, Komisioni Shtetëror veproi lidhur me lëndët konkrete në të gjitha fushat e kompetencës së tij ligjore, gjatë së cilës u shqyrtuan gjithsej 70 lëndë, nga të cilat:
– 57 në fushën e korrupsionit
– 7 në fushën e përcaktimit të gjendjes së konfliktit të interesave
– 6 në fushën e verifikimit të të dhënave në deklaratat e gjendjes pronësore dhe konfliktit të interesit
Vendimet e miratuara do të publikohen në faqen e internetit të KSHPK-së në përputhje me nenin 22 paragrafi 7 të ligjit.
Lidhur me vendimet e miratuara, në veprimin ndaj 42 çështjeve, KSHPK i siguroi dokumentet, provat, të dhënat dhe informacionet e nevojshëm nga autoritetet kompetente të KSHPK-së dhe pas shqyrtimit dhe analizës së tyre vërtetoi se pretendimet në denoncimet e dorëzuara nuk janë konfirmuar ose pas rasteve të denoncuara qëndrojnë organe të tjera kompetente, për shkak të të cilave u morën vendime për të ndaluar procedurën ndaj këtyre lëndëve.
Për 27 lëndët e mbetura, KSHPK-ja mori vendime për t’i refuzuar denoncimet për faktin se sipas pretendimeve në denoncime, KSHPK-ja nuk ka kompetencë ligjore për të vepruar.
Me këtë rast, KSHPK e informon publikun se në këtë seancë ka vepruar ndaj disa lëndëve për të cilat në periudhën e kaluar publiku kishte shfaqur interes, edhe atë:
– Lidhur me lëndën e formuar sipas pretendimeve për dyshime për paligjshmëri në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në një kohë kur në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm ishte personi Dragi Rashkovski. KSHPK-ja paraprakisht njoftoi se në bashkëpunim me PPNKK, KSHPK-ja do të ndërpresë veprimin e saj, ndërtsa për të dhënat dhe informacionet e siguruara, PPNKK do të informohet. Më datë 18.5.2021, KSHPK-ja PPNKK-së i ka dorëzuar informacione dhe tregues për katër prokurime publike të kryera nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se sipas lëndës së prokurimit (kamera, kabina) kanë lidhje të drejtpërdrejtë me softuerin e prokuruar për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në trafik dhe vendosjen e gjobave, duke e bërë shumën për pagimin e detyrimeve sipas këtyre marrëveshjeve dukshëm më të lartë.
– Gjithashtu, në këtë seancë, KSHPK-ja mori vendim pas denoncimit për pretendimet për paligjshmërinë në procedurën për zgjedhjen e Drejtorit të IN Qendra e Kulturës “Anton Panov” – Strumicë. KSHPK-ja u mundësoi disa prej punonjësve të IN Qendra e Kulturës “Anton Panov” – Strumicë ta ndjekin seancën dëgjimore për rastin konkret në të cilin u prezantuan në detaje kushtet e shpalljes publike për përzgjedhjen e drejtorit. U konstatua se nga tre kandidatët e paraqitur, dy nuk e kanë kaluar përzgjedhjen administrative për shkak të dokumenteve jo të plota të dorëzuara (nuk ka dëshmi për njohjen e një gjuhe të huaj dhe dëshmi për përvojë pesë vjeçare). Pretendimet në publik se kandidati i përzgjedhur Vasil Bubevski nuk ka arsimim adekuat dhe se komisioni për zgjedhjen e drejtoriit pranë Ministrisë me kërkesë për dorëzimin e dokumenteve shtesë mundësoi përzgjedhjen e drejtorit aktual, respektivisht e ka favorizuar, nuk u konfirmuan.
Pra, sipas nenit 14 të Statutit të Qendrës së Kulturs, “për drejtor mund të zgjidhet personi i cili ka marrë të paktën 240 kredi sipas EKTS-së ose që ka përfunduar shkallën VII/1 në arsimin e lartë në fushën e shkencave shoqërore ose humane.” Sipas Klasifikimit të Zonave dhe Fushave të Kërkimit Shkencor, sipas klasifikimit ndërkombëtar të frascatit, si fusha në zonën e shkencave shoqërore përfshihen: antropologjia, demografia, ekonomia, kinezologjia (kultura fizike), arsimi, shkencat organizative dhe menaxhimi, shkencat politike, shkencat juridike, administrata publike, psikologjia, sociologjia, puna sociale dhe politika sociale, turizmi dhe gastronomia, mbrojtja, siguria. Arsimi i lartë i përfunduar në kulturën fizike i përket fushës së shkencave shoqërore.
Lidhur me kërkesën për dorëzimin e dokumenteve shtesë, Komisioni ka paraqitur kërkesë për Vasil Bubevskin për dorëzimin e provave shtesë për ato që janë paraqitur tashmë, në mënyrë që Komisioni të përcaktojë me siguri se kandidati i plotëson kushtet: “provë që kandidati është i njohur për publikun si punëtor publik dhe kulturor”. Përveç letrave të falënderimit të dorëzuara më parë, diploma për pjesëmarrje në manifestime të ndryshme, në mënyrë shtesë janë dorëzuar nga komuna e Vasilevës, këshilli organizues i karnavalit të Strumicës, shoqata, video, si dëshmi për përmbushjen e kritereve. Punonjësit e Qendrës për Kulturë që e ndoqën debatin, nuk kishin koment për gjendjet e nxjerra, për çka KSHPK pohoi që pretendimet në denoncimin e paraqitur nuk janë konfirmuar dhe mori vendim për ndërprerjen e procedurës.
Në këtë seancë, Komisioni shtetëror veproi për lëndën e formuar pas një raporti nga paraqitës i panjohur (denoncim anonim), me pretendime për veprime të paligjshme të njërit prej Drejtorëve të FSSHRMV, i cili pas skadimit të mandatit të tij më 26.05.2019, në periudhë prej një muaji e dhjetë ditë ka nënshkruar akte, vendime, pëlqime dhe dokumente të tjera të nënshkruara që janë brenda fushëveprimit të punës së drejtorit të Fondit. Përndryshe, KSHPK i dorëzoi Qeverisë së R. së Maqedonisë së Veriut nismë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fondit për sigurime shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriu (në tekstin e mëtejmë: FSSHRMV), për shkak të bazimit të dyshimeve për shkelje të nenit 56 paragrafi 1 pika 12 dhe neni 57 paragrafi 3 i Ligjit për sigurim shëndetësor në vitin 2019 me mospërmbushjen e kompetencave të dhëna ligjore brenda afateve të përcaktuara në Ligjin për Sigurim Shëndetësor në lidhje me mos-publikimin e konkursit për zgjedhjen e drejtorit të FSSHRMV në afatin e përcaktuar ligjor, që vërtetohet në rastin e drejtorit të Fondit, Orhan Ramadani. Mos veprimi i Këshillit Drejtues të FSSHRMV në përputhje me afatet e përcaktuara në Ligjin për Sigurimin Shëndetësor mundësoi ndërmarrjen e veprimeve të paligjshme dhe marrjen e vendimeve të paligjshme nga drejtori Orhan Ramadani, në periudhë prej një muaji dhe dhjetë ditë kur mandati i tij ka skaduar. Në këtë seancë, KSHPK shqyrtoi Njoftimin e datës 18.02.2021 të dorëzuar nga Qeveria duke informuar KSHPK se pas nismës së paraqitur, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me shkresë më 16.02.2021 për Këshillin Drejtues të FSSHRMV ka dërguar Informacion për nevojën e respektimit të përpiktë të dispozitave ligjore pozitive dhe respektimin e të gjitha afateve ligjore në mënyrë që të veprojë në kohë dhe në mënyrë ligjore, pas çka KSHPK ka arritur në përfundimin se megjithëse Qeveria e RMV zyrtarisht ka vepruar mbi Nismën e KSHPK, së është vepruar mbi kërkesën e përmbajtur në të.
– KSHPK veproi dhe mori vendim për rast i cili është formuar pas një denoncini të paraqitur në KSHPK nga Dimçe Arsovski, në të cilin pretendimet e nxjerra për tenderë të dyshimtë me të cilat kompania “Shoqëria për prodhim dhe shërbime Brigada Dizajn SHPKNJP Shkup”, ku menaxher dhe pronar është personi Bojan Ivanoviq dhe gjithashtu këshilltar nga radhët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit, ka fituar tenderë dhe ka nënshkruar marrëveshje me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Komisionin Rregullativ të Energjisë, në vlerë prej mbi 10 milion denarë. Pretendimet përmbajnë dyshime se marrëveshjet në fjalë janë marrë si rezultat i një “marrëveshje të përbashkët partiake” midis personave që drejtojnë institucionet dhe këshilltarit dhe në procedurë që nuk është bërë publike.
KSHPK ka përcaktuar situatë të plotë faktike për rastin në fjalë ku është konstatuar se në lidhje me rastin në fjalë janë kryer procedurat e prokurimit publik në periudhën 2018-2019 në të cilat janë lidhur marrëveshje midis shoqërisë tregtare dhe dy institucioneve (Fondit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Komisionit Rregullator të Energjisë), procedura që janë zbatuar në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik dhe duke publikuar konkurs publik kurse procesi për zbatimin e tyre u zhvillua përmes faqes së internetit të Byrosë së Prokurimit Publik gjegjësisht përmes sistemit elektronik për furnizime publike ku janë publikuar vendimet për zgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe kontratat e lidhura të prokurimit publik, që do të thotë se pretendimet e paraqitura të raportuara nuk janë të konfirmuara.
KSHPK ka hapur lëndë kundër Bojan Ivanoviqit për pretendime për dyshimin se ka konflikt të interesave dhe papajtueshmëri të funksioneve. Procedimet në këtë rast janë duke vazhduar.
Me këtë rast, KSHPK informon publikun se nga 1 qershori 2021 është zhvendosur plotësisht në ambientet e reja të vendosura në rrugën “Shën Mëria” nr.3, Shkup. Në ndërkohë, ka përfunduar procedura për punësimin e gjashtë nëpunësve të ri administrativ në Sekretariatin e KSHPK-së, gjë që ka forcuar kapacitetet e personelit të KSHPK-së.
Periudha e zhvendosjes është përdorur për organizimin dhe pjesëmarrjen në ngjarjet on-line të kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në luftën kundër korrupsionit, realizimin e debatit publik mbi propozim- ligjin për ndryshimin e ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i debatit publik, ligji i propozuar është tërhequr nga procedura parlamentare.
Gjithashtu në periudhën e kaluar, KSHPK mori pjesë aktive në disa trajnime të organizuara nga sektori i OJQ-ve dhe partnerë ndërkombëtarë.