Dita e parë e hapjes së KSHPK-së
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe mekanizmat që janë në dispozicion, përforcimin e njohurive të tyre për korrupsionin dhe konfliktin e interesave, njohjen e formave të korrupsionit dhe për rëndësinë e ndërtimit të integritetit personal dhe institucional, organizoi ditën e parë të “Ditës së hapur” më 12 dhjetor 2023.
Për këtë rast, në vizitën e Komisionit Shtetëror ishin nxënës nga shkolla e mesme e qytetit të Shkupit „Orce Nikolov “ të shoqëruar nga profesoresha Aneta Sazdevska.
Në këtë ngjarje, nxënësit u njohën me nocionet e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe format e tyre të shfaqura, integritetin e kompetencave ligjore të KSHPK-së, vendosjen e saj organizative si dhe aktivitetet e saj të realizuara, të vazhdueshme dhe të planifikuara si dhe sfidat me të cilat përballet në punën e saj. Përmes shembujve praktikë u njohën me nocionin e integritetit si dhe rëndësinë e tij në drejtim të menaxhimit të mirë të institucioneve shtetërore.
Ngjarja kishte karakter interaktiv dhe në këtë drejtim të rinjve të ftuar u mundësua të përgjigjeshin një pyetësor anonim, si dhe të bënin pyetje përfaqësuesve të KSHPK-së, të lidhura me punën e KSHPK-së si dhe të shprehnin pikëpamjet dhe mendimet e tyre.