Forum i hapur për antikorrupsion
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, mbajti fjalimin e saj në ditën e parë të “Forumit të Hapur Kundër Korrupsionit”, i cili mbahet më 6-7 dhjetor 2023, në hotel “Holiday In” hotel në Shkup, në kuadër të panelit të diskutimit me temën “A I KEMI PËRMBUSHUR PREMTIMET PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT?”.
Në kuadër të fjalimit të saj, Kryetarja Ivanovska iu referua arritjeve të KSHPK-së gjatë mandatit të kësaj përbërje të KSHPK-së, si dhe pengesave dhe presioneve me të cilat u përball KSHPK-ja. Ajo kujtoi rezultatet e Raportit të Vlerësimit të Korrupsionit, sipas të cilit besimi në Komisionin Shtetëror në vitin 2023 është rritur në krahasim me vitin 2021. Sipas Kryetares Ivanovska, vullneti politik është thelbësor në luftën kundër korrupsionit, gjegjësisht ajo vuri në dukje një analogji shëndetësore “Ilaçi do të veproj kur pacienti dëshiron ta marrë atë”.
Në kuadër të diskutimit panel, përveç kryetares së KSHPK-së, Biljana Ivanovska, ishin edhe Sllavica Grkovska, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski, kryerevizor shtetëror, German Filkov nga Qendra për komunikim civil dhe Snezhana Kamilovska Trpovska nga MCMS.