IMPLEMENTIMI I SISTEMIT TË INTEGRITETIT NË NIVEL LOKAL
Sot në SHKUP, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Misioni i OSBE-së në Shkup mbajtën të parën nga katër ngjarjet e planifikuara me kryetarët e komunave dhe udhëheqësit e njësive të vetëqeverisjes lokale, me qëllim të rrumbullakosjes së bashkëpunimit të tanishëm në zbatimin e sistemit të integritetit në nivel lokal. Në ngjarjen e sotme morën pjesë kryetarët e komunave të rajoneve planifikuese të Shkupit dhe Pollogut.
Në ngjarjen të pranishmit e përshëndetën Kryetaren e Komisionit Shtetëror, Znj. Tatjana Dimitrovska dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Kilian Wahl, të cilët theksuan përgjegjësitë e kryetarëve të komunave për ruajtjen e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se kryetarët e komunave duhet të shërbejnë si shembuj dhe përmes sjelljes së tyre personale etike dhe profesionale të inspirojnë, motivojnë dhe mbështesin krijimin shoqërisë më të mirë për të gjithë me zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Kryetarja Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-së, së bashku me ambasadorin Wahl, riafirmuan angazhimin e tyre për të promovuar parimet e integritetit dhe për të parandaluar korrupsionin, në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në të ardhmen me njësitë e vetëqeverisjes lokale.