Informim për publikun
Indeksi i perceptimit të korrupsionit në Transparensi internejshënal tregon se, me fitimin e 35 pikëve të indeksit, Republika e Maqedonisë së Veriut ngecë në luftën kundër korrupsionit, por një kohë shënoi rënie për 5 vende në rang listën e shteteve. Sipas metodologjisë, për notën e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shfrytëzuat shtatë burime të të dhënave, kurse sipas informacioneve momentale në disponim rënie është vërejtur në sundimin e ligjit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.
Ajo që me të vërtetë brengos dhe që vite më parë ndodhë është mungesa e efikasitetit në ballafaqimin me korrupsionit, edhepse deklarativisht është e shprehur lartë. Mirëpo për luftë efikase përveç normatives dhe dekleratives të domosdoshme janë edhe burimet adekuate të institucioneve kompetente dhe organeve mbikqyrëse dhe ajo që është më me rëndësi, përkushtim dhe zbatim të rasteve të korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Ndikimi i politikës, keqpërdorimi e pozitës zyrtare dhe autorizimit, nepotizmi, klientalizmi dhe kronizmi edhe më tej janë gjërësisht të shpërndara. Veprimi i KSHPK, përveç kompetencave tjerave veçanërisht është e drejtuar edhe në këto fusha të cilat janë të njohura si me rrezik të lartë dhe janë pjesë e masave të caktuara në Strategjinë Nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave gjatë viteve 2021-2025.
Mirëpo për përfundim të suksesshëm të rasteve të detektuara dhe tejkalim të gjendjeve të krijuara negative është e domosdoshme edhe aplikimi i rekomandimeve të tyre, tregimeve dhe inciativave nga ana e institucioneve kompetenete. Pikërisht ajo është konstatuar dhe rekomanduar edhe në raportin e fundit të Komisionit evropian për përparim nga viti 2020.