Iniciativa për përcaktimin e përgjegjësisë për Drejtoreshën dhe Bordin Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka ngritur iniciativë tek të gjitha organet kompetente për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtoreshës, kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë për shkelje të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, si dhe të Kodit Zgjedhor.
Institucionet kompetente kanë një afat prej 60 ditësh për ta shqyrtuar dhe për të vepruar sipas kësaj iniciative.
Kujtojmë se KSHPK-ja hapi lëndë për punësimin në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, gjatë zgjedhjeve, për të cilën kemi konstatuar se është në kundërshtim me ligjet, gjë që në praktikë është konfirmuar edhe nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative, të cilat e kanë hedhur poshtë ankesën e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.
Prandaj, mendojmë se edhe kjo iniciativë është plotësisht e justifikuar dhe se institucionet kompetente do të veprojnë si duhet dhe brenda afatit të parashikuar.