Konferencë për shtyp e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Komisioni shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me datë 17.06.2021 (e mërkurë) me fillim prej orës 10:30 mbajti konferencë për shtyp në platformen Zoom
Në shtojcë njoftimi:
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është organ i pavarur, i cili vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore me qëllim parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave në të gjitha nivelet. Të gjitha lëndët që Komisioni me kët përbërje i shqyrton dhe vepron sipas tyre, trajtohen me të njejtën qasje pavarësishtë për cilin zyrtar shtetërorë bëhet fjal ose cilit opsion politik i përket.
Komisioni është femeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe para të njejtit jep llogari. Qëllimi kryesor i Komisionit është parandalimi i korrupsionit dhe konfliktit të interesit, që është parakushtë për sundimin e ligjit dhe forcimin e kapaciteteve demokratike të institucioneve dhe shtetitë në tërësi
Nga këtu, përpjekjet për përfshirjen e Komisionit në kontekst politik janë të pabaza dhe aspak nuk korrespodojnë me realitetin.
Përmesë veprimt të sajë kjo përbërje e Komisionit ariti ta rrisë reputacionin e këtijë institucioni të rëndësishëm dhe të tregon qasje dhe angazhim profesional dhe veprimin në të gjitha lëndët, pavarsisht nga ajo se kujt i referohet. Të gjitha rastet, pa përjashtim, shqyrtohen nga Komisioni dhe shërbimi i tij profesional dhe nëse ka elemente për veprim kompetent, formohet lëndë dhe sipas të njejtës veprohet, në të kundërten, e njejta dorëzohet deri te institucionet tjera për të vepruar në përputhje me kompetencat e tyre.
Anëtarët e Komisionit dhe shërbimi profesional punojnë me shumë përkushtim në të gjitha lëndet dhe veprojnë sipas të njejtave, por edhe në përmbushjen e kompetencave të tjera. KSHPK miratoi Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, e cila u votua për herë të parë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të parandaluar korrupsionin dhe konfliktin e interesave, sepse përmes këtij dokumenti strategjik, vendi ynë tregon gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë dhe të përbashkët të të gjithë akterëve në këtë drejtim.
Ne vazhdojmë me angazhimin tonë në drejtim për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, me të cilën do të arrijmë kapacitet më të madh demokratik të institucioneve tona dhe të shtetit në tërësi. Në këtë mision shpresojmë sinqerisht në mbështetje nga të gjithë akterët e interesuar në vend, përfshirë edhe subjektet politike.