Takim me z. Radivoje Grujiq – analist juridik në Misionin Vëzhgues të OSBE-së
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajti takim pune me z. Radivoje Grujiq – analist juridik në Misionin Vëzhgues të OSBE-së – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Në takim, zëvendëskryetarja e KSHPK-së, znj. Cveta Ristovska, e informoi analistin juridik Grujiq për kompetencat ligjore dhe rolin e KSHPK-së në procesin zgjedhor. Gjithashtu, u shpjeguan aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të KSHPK-së në drejtim të monitorimit të procesit zgjedhor, me qëllim sigurimin e përdorimit transparent dhe ligjor të të mirave publike dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore.
Në takim u diskutuan sfidat me të cilat përballet KSHPK-ja gjatë monitorimit të procesit zgjedhor, si dhe dobësitë sistemore dhe paqartësitë ligjor në rregullativën zgjedhore.
Misioni Vëzhgues i OSBE-së do ta ndjekë zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për 19 tetor 2025, me vëzhguesit e vet dhe, pas përfundimit të procesit zgjedhor, do të përgatisë një raport mbi dobësitë e konstatuara dhe rekomandimet për përmirësimin e rregullativës zgjedhore.
U dakordua bashkëpunimi i ndërsjellë dhe komunikimi i vazhdueshëm gjatë gjithë procesit zgjedhor.
