Marrëveshje ndërkombëtare për shkëmbim të të dhënave për kontrollim të deklaratave për gjendjen e pronës
Me datë 19.03.2021 në Beograd është nënshkruar Marrëveshja ndërkombëtare për shkëmbim të të dhënave për kontrollim të deklaratave për gjendjen e pronës që është përgaditur në kuadër të Iniciativës rajonale antikorruptive (IRA). Nënshkruesit e Kontratër ndërkombëtare është kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska, ministresha për drejtësi e Republikës së Sërbisë, Maja Popoviq dhe ministri për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe të pakicave të Republikës së Malit të zi, Vlladimir Leposaviq.
Në atë rast, kryetarja Ivanovska deklaroi se ’’me nënshkrimin e kësaj kontrate hapet mundësi e re për mbledhje të të dhënave për pronë të tundshme dhe të patundshme, llogari bankare dhe të dhëna për interesat e personave zyrtarë dhe anëtarët e familjeve të tyre jashta shtetit të tyre amë. Kjo paraqet hap të parë për zbulimin e pronës së fituar në mënyrë joligjore që zhvendoset ose blihet në shtete tjera. Në përputhje me kontratën informacionet do të sigurohen nëpërmjet shkëmbimit administrativ ndërmjet organeve për antikorrupsion të shteteve nënshkruese. Kënaqësi është që shtetet tona janë pionerë të cilët e fillojnë këtë proces për ndjekje dhe zbulim të pronës, kurse angazhimi jonë në të ardhmen do të jetë në zgjërimin e rrjetit dhe përfshirje e shteteve tjera edhe jashta rajonit’’.