Mohimi i akuzave të bëra publikisht kundër presidentit të KSHPK-së
Me rastin e akuzave të shprehura në publik dhe akuzave të pabaza (paushale) nga ana e agjensionit I pavarur mediatik Makfaks me datë 18.12.2020, nga ana e ish Kryetarit të Repubikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov, drejt kryetari të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, Komisioni shtetëror me indinjatë dhe në tërësi i rrefuzon të njëjtat. Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit është organ kolektiv dhe të gjitha vendimet i merr në séance publike me shumicë votash, ashtu që plotësisht është i pabazë dyshimi i shprehur për keqpërdorim të funksionit të saj. Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit në kërkesën e dorëzuar nga ish-kryetari Gjorgje Ivanov do t’i përgjigjet me shkresë.