NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKPUNIMI ME INSTITUTIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Institutin e të Drejtave të Njeriut.
Me këtë memorandum bashkëpunimi, e konfirmojmë bashkëpunimin e suksesshëm dhe shprehim vullnetin për kontribut të mëtejshëm të përbashkët në ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, identifikimin e veprimeve korruptive, parandalimin e korrupsionit, zbulimin e praktikave korruptive, ndarjen e të dhënave dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.