NJOFTIM
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të informimit me kohë dhe transparent për ligjshmërinë e përdorimit dhe disponimit të mjeteve buxhetore nga dita e shpalljes së zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në përfundim të zgjedhjeve, 2024, dhe lidhur me kompetencat dhe obligimet e organeve shtetërore dhe të pushtetit lokal dhe organeve të tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatore, shoqëritë tregtare të themeluara nga shteti dhe institucionet e tjera të themeluara nga shteti, partitë politike dhe pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, si dhe publiku, të rregulluara nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Kodi Zgjedhor tregon si më poshtë:
Ndalimi për investime të reja dhe pagesa të jashtëzakonshme
nuk mund të fillojë ndërtimin me mjete nga buxheti ose nga fonde publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridikë që disponojnë kapital shtetëror për 19 januar 2019 Nr. 12 – f. 35 objekte të reja të infrastrukturës, si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim dhe objekte tjera, ose të objekteve për veprimtari shoqërore- shkolla, çerdhe dhe objekte tjera, përveç nëse për këtë qëllim janë siguruar mjete paraprakisht nga buxheti, përkatësisht bëhet fjalë për realizimin e
nuk mund të kryhen pagesa të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale ose të pagesave tjera dhe kompensimeve materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet nga fondet publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, respektivisht të gjitha transferet njëvjeçare dhe pagesa ose transferimet të njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga mjetet të fondeve publike, as të tjetërsojë kapital shtetëror, as të nënshkruajë marrëveshje kolektive
Nuk mund të fillohet procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, kurse procedurat e filluara vihen në pezullim, përveç në raste të çështjeve urgjente dhe të paprolongueshme.
Ndalimi për shfrytëzimin e burimeve të kundërligjshme dhe anonime të financimit gjatë zgjedhjeve
Partia politike ose kandidati në zgjedhje nuk guxojnë të mbledhin dhe shfrytëzojnë mjete të kundërligjshme ose nga burime anonime.
Përcaktimi i keqpërdorimit të financimit të partisë politike gjatë kohës së fushatës zgjedhore
Nuk mundet prona në pronësi të: Republikës së Maqedonisë së Veriut ose njësive të vetëqeverisjes lokale ose mjetet buxhetore ose mjetet nga fondet publike, ndërmarrjet publike, institucionet publike ose personat e tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, përmes punëve investuese ose në mënyrë tjetër, të shfrytëzohen për një fushatë zgjedhore ose për të financuar veprimtari të tjera politike.
Dhënia ryshfet zgjedhësve
nuk duhet të bëhet ryshfet gjatë zgjedhje dhe votimit, dhënien ose premtimin e dhuratës ose ndonjë përfitim tjetër për vete ose për të tjetër, zgjedhësit gjatë zgjedhje, që të votoj ose të mos votoj ose të votoj për një kandidat të caktuar.
Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjes së Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve nuk mund të:
të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose fondet publike, ose me mjetet e ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridikë që menaxhojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturat sikur rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, terrene sportive ose objekte për veprimtari shoqërore, kopshte fëminore si dhe objekte të tjera. Me ndalesën për mbajtje të ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, veçanërisht: dhënie e deklaratës publike e bartësit të funksionit publik ose kandidatit për bartës të funksionit publik në miting, intervistë në media, debat në medie ose përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, Ministria e Financave është e obliguar që të gjitha pagesat buxhetore, përveç rrogave të rregullta, pensionet dhe shpenzimet komunale, t’i publikojë në faqen e internetit në bazë të veçantë të shpenzimeve buxhetore në periudhën zgjedhore.
Ministria e Financave, dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve parashtron raport parazgjedhor financiar në të cilin do të përfshihet pasqyrimi i të gjitha të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga Buxheti sipas zërave, në periudhën prej fillimit të vitit fiskal deri në ditën e parashtrimit të raportit që publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Financave.
ndalohet shfrytëzimi i hapësirës së zyrave, pajisjeve për zyrë dhe mjeteve motorike zyrtare të organeve shtetërore, përveç për personat për të cilët vlejnë dispozitat e veçanta për mbrojtje të personit.
Në afat prej 10 ditësh nga miratimi i vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjithë personat e tjerë juridikë që menaxhojnë kapital shtetëror, kanë për detyrë në Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit të dërgojnë të dhëna për numrin, llojin, targat e regjistrimit dhe gjendjen e automjeteve të cilat i kanë në dispozicion, në formë elektronike në një model të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, të publikuar në faqen e internetit; dhe
Ndalohet ushtrim ose tentativë për ushtrim të presionit ose frikësim të votuesve apo anëtarëve të familjeve të tyre ose persona të afërm të tyre.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të monitorojë të gjithë procesin zgjedhor dhe në rastet e bazave të dyshimit për shkelje të ligjeve, do të ndërmarrë masa për të përcaktuar dyshimet e tilla, do të njoftojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërmarrjen e veprimeve në kuadër të veprimit të tyre të duhur.
Mosrespektimi i ndalimeve të përmendura të përcaktuara me dispozitat e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe në nenin 8-a dhe nenin 8-b të Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do t’i konsiderojë përgjegjësi të personave përgjegjës të organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera, dhe në rastin e shkeljeve dhe abuziveve të konstatuara do të ndërmarrë veprime dhe masa të përshtatshme sipas ligjit.
Në periudhën e kryerjes së aktiviteteve në lidhje me Zgjedhjen e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për Zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sipas dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, nuk do të ketë përgjegjësi dhe nuk do të japë mendime për kërkesat e dorëzuara për mendime në lidhje me mënyrën e veprimit të organeve të shtetit dhe të pushtetit lokal dhe organeve të tjera shtetërore të krijuara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, fondeve, agjencive, drejtimeve, ndërmarrjeve publike, organeve rregullatore, shoqërive tregtare të krijuara nga shteti dhe institucioneve të tjera të krijuara nga shteti.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në funksionin e monitorimit dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe të procesit të përgjithshëm zgjedhor do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat e qytetarëve dhe me qytetarët dhe për këtë qëllim inkurajon të gjithë publikun të raportojë në kohë rastet konkrete të shkeljes së ndalimeve të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe në Kodin Zgjedhor.