NJOFTIM
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njofton se sistemi elektronik për dorëzimin e deklaratës së gjendjes pronësore dhe interesave është vënë përsëri në funksion.
Për shkak të aktiviteteve të Drejtorisë së të ardhurave publike për përmirësimin e sistemeve e-PDD dhe e-Shërbimet Tatimore, më 29 dhe 30.08.2024, sistemi elektronik për dorëzimin e deklaratës së gjendjes pronësore dhe interesave nuk ishte në funksion për shkak të lidhjes së tij me sistemin e-PDD.
Faleminderit për mirëkuptimin,
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT