NJOFTIM
Me datë 05.08.2021 u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi midis Agjencisë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Republikës së Italisë (ANAC) dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)
Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua për palën italiane nga Presidenti Giuseppe Buzia, dhe për palën maqedonase nga Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.
Marrëveshja parashikon forma të bashkëpunimit midis Palëve për të promovuar qëllimet e përbashkëta në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, të tilla si shkëmbimi i informacionit dhe praktikat më të mira, organizimi i seminareve, konferencave, kurseve të trajnimit dhe aktiviteteve të tjera edukative që synojnë ngritjen e publikut për të parandaluar korrupsionin dhe parandaluar konfliktin e interesit.
Nga ana e tij, Presidenti Buzia theksoi se: “Në luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimi midis vendeve, shkëmbimi ndërkombëtar i të dhënave dhe informacionit, por edhe praktikat e mira dhe shembujt e virtytshëm janë thelbësore.” “Korrupsioni mposhtet kryesisht nga parandalimi, i cili ka rol qendror në ANAC, dhe atë përmes forcimit të rolit të pavarur të Organit,” shtoi Presidenti Buzija.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, Biljana Ivanovska theksoi se: “Korrupsioni është një e keqe e zakonshme që shkatërron shoqërinë, e cila mund të parandalohet dhe tejkalohet në mënyrë shumë më efektive me përpjekje të përbashkëta, përvojë, shkëmbim informacioni dhe aktivitete të përbashkëta për të forcuar kapacitetin profesional të dy institucioneve të pavarura.”
“Lufta kundër korrupsionit është një përparësi e përbashkët, e cila i përshtatet kryesisht interesave të qytetarëve maqedonas dhe italianë,” shtoi ambasadori Silvestri, i cili koordinoi kontaktet midis dy institucioneve. “Memorandumi i sapo nënshkruar është një hap tjetër në strategjinë tonë për të mbështetur autoritetet maqedonase në mënyrë që të forcojmë sundimin e ligjit,” përfundoi ai.