NJOFTIM
Me rastin e Aktvendimit të miratuar me numër 09-3732 / 1 të datës 06.08 vitit 2021 nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shpalljen e Zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunal dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe për Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i informon ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatore, kompanitë shtetërore dhe institucionet e tjera të krijuara nga shteti dhe publiku për sa më poshtë:
- Nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve për zgjedhjen e Kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, gjegjësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupit:
– nuk mund të fillohet ndërtimet me fonde nga buxheti ose nga fondet publike ose me fonde të ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror të objekteve të reja në infrastrukturë siç janë rrugët, ujësjellësi, linjat e transmetimit, kanalizimet, fushat sportive dhe objekte të tjera ose objekte për aktivitete shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte të tjera, përveç nëse për atë qëllim fondet janë siguruar më parë nga buxheti, gjegjësisht bëhet fjalë për realizimin e programit të miratuar në bazë të ligjit në vitin aktual;
– nuk mund të bëhen pagesat e pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesave të tjera dhe materialeve shtesë nga fondet buxhetore ose nga fondet e fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, gjegjësisht të gjitha transferimet dhe pagesat njëvjeçare ose transferimet një herë nga fondet buxhetore ose nga fondet e fondeve publike as për të tjetërsuar kapitalin shtetëror e as për të nënshkruar marrëveshje kolektive;
– nuk mund të filloj asnjë procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara të vendosen në pritje, përveç në rastet e çështjeve urgjente dhe të ngutshme.
“Rastet e çështjeve urgjente dhe të ngutshme ” janë punësimet me kohë të pacaktuar për shkak të: zëvendësimit të punonjësit që mungon për shkak të sëmundjes ose mungesës së zgjatur, vdekjes së punonjësit, kryerjen e punës sezonale për të cilën numri i kërkuar i personave është përcaktuar paraprakisht dhe janë siguruar fonde nga programet vjetore, si dhe punësime në kohë të caktuar të stafit mësimor për mbarëvajtjen e procesit arsimor. “
- Në periudhën nga 20 ditë para të fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e Kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, gjegjësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupit:
– nuk mund të mbahen ngjarjet publike me rastin fillimit të ndërtimit ose vënies në punë të objekteve me fonde nga Buxheti ose fonde publike, ose me fonde të ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, në infrastrukturën si rrugë, ujësjellësi, linjat e transmetimit, kanalizimet, shesh lojërash sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore, shkolla, kopshte dhe objekte të tjera.
Me ndalim të mbajtjes së ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, në veçanti: dhënien e një deklarate publike të një mbajtësi të postit publik ose kandidati për mbajtës të postit publik në tubim, intervistë mediatike, debat mediatik ose përgjigje në pyetjen e një gazetari.
- Për nevojat e fushatës zgjedhore, ndalohet përdorimi i hapësirës për zyre, pajisjeve të zyrës dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore, përveç personave të cilëve u referohen rregulloret e veçanta për mbrojtjen e personalitetit.
Është e ndaluar ushtrimi dhe përpjekja për të ushtruar presion dhe frikësuar votuesit ose anëtarët e familjeve të tyre ose të afërmit e tyre.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të monitorojë të gjithë procesin zgjedhor dhe në rastet e dyshimit për shkelje të ligjeve, do të marrë masa për përcaktimin e dyshimeve të tilla, do ti informojë autoritetet kompetente dhe do të kërkojë të ndërmarrë veprime në kuadër të veprimit të tyre kompetent.
Mosrespektimi i ndalimeve të theksuara të përcaktuara në Nenet 34 dhe 35 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe në Nenet 8-a dhe 8-b të Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ti konsiderojë për përgjegjësi të personave përgjegjës të organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve dhe abuzimeve do të ndërmarrë veprime dhe masa të përkatëse në përputhje me ligjin.
Në periudhën e ardhshme të zbatimit të aktiviteteve që lidhen me Zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunal dhe këshillin e qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe kryetarin e qytetit të Shkupit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit NUK KA KOMPETENCË DHE NUK JEP OPINION për kërkesat e dorëzuara për opinione në lidhje me mënyrën e veprimit të Ministrive, njësive të vetëqeverisjes lokale, fondeve , agjencitë, drejtoritë, kompanitë, kompanitë publike të shtetit dhe institucionet te tjera të krijuara nga shteti, gjatë procesit zgjedhor.
Komisioni Shtetëror në funksion për të monitoruar dhe kontrolluar ligjshmërinë e financimit të fushatës zgjedhore dhe procesin e përgjithshëm zgjedhor do të krijojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët dhe për këtë qëllim inkurajon publikun e gjerë që të raportojë me kohë raste të veçanta të shkeljet e ndalimeve të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Kodit Zgjedhor.