NJOFTIM
Lidhur me deklaratën e kryetarit të Alternativës, z. Afrim Gashi, dhe lidhur me Nismën për ndjekje penale për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar të Husni Ismailit gjatë kohës kur ishte Ministër i Kulturës, të cilën Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka dërguar në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Komisioni Shtetëror nxjerr këtë deklaratë:
Deklarata e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, e dhënë më 21 dhjetor 2021 në lajmet e Sitelit se bëhet fjalë për “iniciativë shumë indikative e nisur nga strukturat politike, tërësisht e politizuar”, se është “tendencioze” dhe se ka “forca të liga”, pas Iniciativës së KSHPK-së, ku sipas KSHPK-së, qëndron një përpjekje serioze për të politizuar punën e KSHPK-së. KSHPK-ja i hedh poshtë këto pretendime dhe insinuata të Afrim Gashit dhe me këtë rast sërish tregon se në veprimet e saj udhëhiqet vetëm dhe ekskluzivisht nga kompetencat e përcaktuara në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Çdo përpjekje për ta vendosur punën dhe vendimmarrjen e KSHPK-së në interesat dhe deklaratat ditore politike, mund të dëmtojë vetëm përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në tërësi. Me deklarata të tilla jo vetëm që bëhet përpjekje për të dëmtuar dhe diskredituar punën e KSHPK-së, por bëhet edhe përpjekje për të ndikuar në organet dhe institucionet e tjera që duhet të ndjekin më tej iniciativat dhe rekomandimet e saj, gjë që është në kundërshtim me sugjerimet e raporteve të fundit të Komisionit Evropian për përparimin në lidhje me KSHPK-në, si dhe konkluzionet e fundit të Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE-së se rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet të respektohen.
Me qëllim që publiku të informohet për veprimet e KSHPK-së në rastin konkret, në vazhdim jepet një shqyrtim i shkurtër i procedurave:
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vepruar në këtë rast në bazë të kërkesës së Ministrisë së Kulturës nga korriku i vitit 2021, lidhur me përfundimin e seancës së shtatëdhjetë e një të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 18.05.2021 lidhur me pikën 78, lidhur me informacionin për gjendjen faktike të konstatuar nga shqyrtimi dhe kontrolli i realizuar i projekteve të përzgjedhura në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në fushën e folklorit, muzikës dhe veprimtarisë muzikore-skenike dhe projekteve ndërdisiplinore për vitin 2020.
Përndryshe, nga Ministria e Kulturës është kërkuar që të realizon kontroll në punën e Ministrisë së Kulturës në pjesën e bazës ligjore të Marrëveshjeve dhe Aneksi i Marrëveshjeve të lidhura më 24.07.2020 për financimin e projekteve nga Konkurset vjetore të deklaruara në vitin 2020, duke pasur parasysh se janë lidhur në periudhën pas zgjedhore (zgjedhjet e parakohshme parlamentare) dhe në kushtet kur me ribalancimin në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës ishin zvogëluar mjetet financiare të projekteve me interes nacional në kulturë. Në fragmentin nga seanca e shtatëdhjetë e një të Qeverisë së RMV-së, konstatohet se Ministria e Kulturës ka për obligim që të informojë KSHPK-në, Entin Shtetëror të Revizionit dhe Policinë Financiare për të kontrolluar punën e Ministrisë në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj, të realizojnë kontroll në punën e Ministrisë së Kulturës në pjesën e bazës ligjore të marrëveshjeve të lidhura dhe anekseve të marrëveshjeve më 24 korrik 2020.
Gjat veprimit, Komisioni Shtetëror përfshiu kërkesën e dorëzuar nga Ministria e Kulturës bashkëngjitur me raportin e reviyionit ad-hoc të procesit të angazhimeve të ndërmarra dhe të paguara në vitin 2020 për programin buxhetor 72 si dhe raport për programin buxhetor 40 dhe 42. Raportet, ndër të tjera, përmbajnë gjetje dhe konstatime për marrje detyrimesh të paligjshme gjatë lidhjes së kontratave dhe aneksit të kontratave në kuadër të financimit të projekteve në vitin 2020.
Në bazë të kërkesave të deklaruara për veprim nga Ministria e Kulturës dhe dokumentacionit të dorëzuar, si dhe dokumentacionit shtesë të siguruar gjatë shqyrtimit të pretendimeve, KSHPK ka kryer analizë dhe hulumtim të plot dhe të detajuar në kuadër të kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Në bazë të konstatimeve, në pajtim të nenit 17 paragrafit 1 pika 5 të Ligjit për Parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, KSHPK vendosi që të iniciojë procedurë të ndjekjes penale në Prokurorinë Publike kompetente për zyrtarin Husni Ismaili, ish-ministër i Kulturës, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 të Kodit Penal.