NJOFTIM
Në lidhje me reagimin e familjes së ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovskit, më datë 29 dhjetor 2021, për vendimin e marrë në seancën e 58-të të rregullt të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), ndaj lëndës së formuar me vetiniciativë për verifikimin e vërtetësisë së të dhënave nga Fleta anketuese dhe Deklarata e Interesit, e njoftojmë publikun:
KSHPK-ja i zbaton kompetencat e saj në bazë të të dhënave, informacioneve dhe dokumenteve të mbledhura nga institucionet kompetente, pa qëllim “të mashtrojë publikun” ose “ qëllimin për të dëmtuar personalitetin e dikujt”.
Sipas nenit 17 paragrafi 5 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, KSHPK-ja ka kompetencë të iniciojë procedurë pranë PP-së, për fillimin e procedurës për ndjekje penale për rastet në të cilat ekziston dyshimi për keqpërdorime të mundshme.
Duke pasur parasysh sekretin e procedurës në këtë rast, KSHPK nuk është në gjendje të publikojë informacionin e kërkuar, ndërsa dokumentacionin e plotë do ta dorëzojë në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila është kompetente për të marrë një vendim meritor.