Njoftim
Në drejtim të forcimit të integritetit të institucioneve dhe rritjes së transparencës së tyre, gëzon fakti që Enti Shtetërorë i Revizionit në Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2022 pas 13 vjetësh është planifikuar një auditim i rregullt i raporteve financiare të Qeverisë së RMV-së.
Lufta kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët të të gjitha institucioneve. Nga ana tjetër, revizioni i funksionimit të të gjitha institucioneve vetëm do të rrisë transparencën dhe integritetin e tyre në shoqëri.
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave do të intensifikojë më tej bashkëpunimin me të gjitha institucionet përkatëse, sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të presim rezultate më të mëdha.