NJOFTIM PËR OPINIONIN
Me rastin e reagimeve të më shumë shoqatave në RMV si dhe Nisma nga shoqata ” Nisma Qytetare Qyteti i gjelbër human” dorëzuar në KSHPK në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor me të cilën rritet pragu i nënshkrimeve të mbledhura për paraqitjen e listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit, gjegjësishtë lista e kandidatit për kryetar të komunës kur parashtrues është grup votuesish, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shpreh qëndrimin vijues:
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga aspekti i kompetencave të tij, gjithmonë tregon nevojën nga transparenca e madhe dhe përfshirja e një numri të madh të aktorëve në proceset vendimmarrëse që kanë efekt në kufizimin ose zvogëlimin e të drejtave të garantuara me kushtetutë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pak përpara fillimit të procesit zgjedhor është në kundërshtim me rekomandimet e dhëna në Raportin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE / ODIHR më 15 tetor dhe 29 tetor të vitit 2017 dhe praktikat e mira që rekomandojnë një kornizë të qëndrueshme zgjedhore. Përndryshe, Raporti i OSBE / ODIHR tregon se ndryshimet në Kodin Zgjedhor në vitin 2017 të miratuara në një procedurë të shkurtuar, pa konsultime të gjera janë në kundërshtim me detyrimet që vijnë nga anëtarësimi në OSBE dhe rekomandohet që të standardizohet numri i kërkuar i nënshkrimeve për kandidatët e pavarur më së shumti një përqind e votuesve të regjistruar në përputhje me praktikën e mirë ndërkombëtare, por edhe të merret parasyshë sigurimi i metodave alternative të mbledhjes së nënshkrimeve, në mënyrë që të zvogëlohet potenciali për kanosje.
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar “ultra” është gjithashtu në kundërshtim me masat dhe aktivitetet, të cilat brenda Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, KSHPK i dorëzoi në Parlament dhe Qeverinë e RMV-së si institucione të ngarkuar për realizimin e tyre.
Mënyra e përshpejtuar dhe jotransparente me të cilën Qeveria e RMV-së, Kuvendi i RMV-së dhe partitë politike më të mëdha po përpiqen të rrisin pragun e nënshkrimeve të mbledhura për dorëzim në listën e kandidatëve për anëtarë të këshillit, përkatësisht listën për kandidat për kryetar komune ku parashtrues është një grup votuesish, nga aspekti i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, KSHPK e vlerëson si një shembull klasik të korrupsionit politik. Ndryshimet e propozuara do të mundësojnë rritjen e ndikimit të partive politike mbi këshilltarët në marrjen e vendimeve në interes të qëllimeve të partisë, me reduktimin dhe anulimin e njëkohshëm të pjesëmarrjes dhe ndikimit të individëve dhe shoqatave qytetare në këshillat komunale në marrjen e vendimeve të cilat i referohen drejtpërdrejt cilësisë së jetës së qytetarëve në një komunë.
Duke pasur parasysh rekomandimet e dhëna dhe veprimet aktuale të institucioneve të thirrura për zbatimin e tyre, për shkak të faktit se në këtë rast bëhet fjalë për ligj sistemik, mënyra në të cilën kërkohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KSHPK e vlerëson si një shkelje themelore të sundimit të ligjit, përkundrejt angazhimit deklarativ të partive politike për avancimin e tyre.