Pjesëmarrje në Konferencën për Luftën kundër Korrupsionit
Sekretarja e Përgjithshme e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Z. Irena Popovska mori pjesë në Konferencën e parë për luftën kundër korrupsionit të organizuar nga Instituti Gjerman i Arsimit të Lartë “Fakulteti Heidelberg në Shkup”, e cila u mbajt më 04.04.2024.
Në konferencë u diskutua për sistemin e prokurimit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dobësitë e tij dhe rreziqet e korrupsionit si dhe për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në prokurimin publik.
Në kuadër të pjesës së dytë të konferencës, Sekretarja e Përgjithshme e KSHPK-së, Z. Irena Popovska, mbajti fjalim mbi parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik.
Në konferencë fjalën përshëndetëse mbajti zëvendës ambasadori gjerman Otto Graf, ndërsa përveç sekretarit të përgjithshëm të KSHPK-së, fjalime patën edhe përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit, Byrosë së Prokurimit Publik dhe ekspertë nga fusha e së drejtës penale.