Kryetarja Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot morën pjesë në panel diskutimin “Reklamimi politik dhe integriteti i zgjedhjeve”, i cili u organizua nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).
Në kuadër të pjesës së parë të ngjarjes, si panelist mori pjesë edhe Kryetarja Dimitrovska, ndërsa me përfaqësuesit e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Entit Shtetëror të Revizionit dhe Komisionit.
Shtetëror të Zgjedhjeve, ndanë përvojat nga proceset e mëparshme zgjedhore dhe diskutuan për sfidat në kuadrin ligjor për reklamat politike të paguara dhe faktorët që ndikojnë në cenimin e transparencës së reklamave politike.
Në pjesën përkushtuar reklamës politike në nismat e reja legjislative të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e organeve rregullatore evropiane të medias nga Italia dhe Sllovakia, ndanë informacion për rregullat për rregullimin e reklamave politike në Kodin e forcuar kundër dezinformimit të vitit 2022 dhe rregulloren për transparencën dhe synimin e reklamimit politik.