Pjesëmarrje në Skrinigjet Dypalëshe me Bashkimin Evropian
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në periudhën e kaluar ishte pjesë e ekipeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në skrinigjet dypalëshe me Bashkimin Evropian në disa fusha, të cilat u mbajtën në Bruksel të Belgjikës.
Anëtarja e KSHPK-së Katica Nikolovska mori pjesë në screeningun dypalësh në fushën e prokurimeve publike që u mbajt më 11.11.2022, Zëvendëskryetari Vladimir Georgiev dhe Sekretarja e Përgjithshme Irena Popovska morën pjesë në screeningun dypalësh në fushën e drejtësisë dhe të drejtave themelore që u mbajt më 01-02.12.2022, ndërsa kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska mori pjesë në screeningjet dypalëshe në fushën e kritereve ekonomike dhe reformës së administratës publike si dhe në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike që u mbajtën nga 05-07.12.2022.