Punëtori për ndryshimin dhe plotësimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025
Sot, me punëtorinë për sektorin “Punësimi në sektorin publik”, filloi një seri punëtorish në të cilat do të shqyrtohet materiali i propozuar për ndryshimin dhe plotësimin e Strategjisë Kombëtare 2021-2025, si dhe propozime të reja që do të japin pjesëmarrësit e secilës prej punëtorëve sipas sektorëve të veçanta të strategjisë.
Duke pasur parasysh se ndryshimi i Strategjisë Kombëtare është duke u përgatitur në procedurë dhe për miratimin e saj, domethënë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave, fondacioneve, sektorit privat dhe mediave, në periudhën 08.05-18.05.2023, në hapësirat e KSHPK-së, me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemi Zgjedhor (IFES), do të mbajë një seri punëtori, për secilin nga sektorët në Strategjinë Kombëtare si dhe për dy fushat e reja horizontale, “Pronë në pronësi shtetërore” dhe “Mbikëqyrja e Inspektimit”.
Në punëtori do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet që janë të përcaktuara si institucione kompetente ose të përfshira për realizimin e një aktiviteti të caktuar, d.m.th. persona të punësuar në njësitë organizative që marrin pjesë drejtpërdrejt në realizimin e aktiviteteve të përcaktuara në SK 2021-2025, si dhe persona për të cilët institucionet mendojnë se mund të kontribuojnë në ndryshimin dhe plotësonin e Strategjisë Kombëtare.