Seanca e 24 (njëzetë e katër) e KSHPK-së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/19) dhe nenit 10 të Rregullores së Punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Nënkryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, solli:
VENDIM
për thirrje të seancës së 24 (njëzetë e katër) të
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 03.11.2025 (e hënë), me fillim në ora 11:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Propozim-procesverbal i seancës së 23-të të KSHPK-së, mbajtur më 13.10.2025;
- Miratimi i Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni për nevojat e përpilimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026–2030 dhe Metodologjisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026–2030.
- Veprimi lidhur me lëndët zgjedhore;
- Raport nga kontrolli kundërkorrupsion i dispozitave të Kodit Zgjedhor, Kreu VI. Fushata zgjedhore me nëntitullin “Përfaqësimi mediatik”, të nenit 75 deri te neni 76-d;
- Veprim sipas lëndëve konkrete;
- Pyetje dhe propozime;









