Shpërndarja e çertifikatave për pjesëmarrje në trajnimin e avancuar për integritet
Sot, në ambientet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, u mbajt një ngjarje për shpërndarjen e çertifikatave për pjesëmarrje në trajnimin e avancuar për integritet.
Kjo ngjarje përfaqësoi përmbylljen e procesit edukativ, i cili u organizua gjatë muajve shtator dhe tetor 2024, kur u zhvilluan katër punëtori dy-ditore në Shkup për personat përgjegjës për integritetin dhe për shërbyesit e tjerë të autorizuar nga njësitë e pushtetit lokal, të cilët janë nënshkrues të Politikës për Integritetin.
Në këtë ngjarje, u theksua angazhimi i personave përgjegjës për integritetin dhe i bashkive në lidhje me implementimin e sistemit të integritetit, si një nga mjetet më efektive parandaluesa për luftimin e korrupsionit. Po ashtu, u përcaktuan angazhimet e Komisionit Shtetëror për vazhdimin e suksesshëm të realizimit të aktiviteteve për forcimin e integritetit personal dhe institucional.