Takim i mbajtur me delegacionin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të Kosovës
Më 7 shtator 2022, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajti takim me delegacionin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të Kosovës (ish Agjencia për Luftën kundër Korrupsionit), të udhëhequr nga drejtori i Agjencisë, Yll Buleshkaj
Takimi u mbajt me iniciativën e drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të Kosovës, Yll Buleshkaj, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar midis KSHPK-së dhe Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të Kosovës në korrik të vitit 2019.
Qëllimi i këtij takimi ishte riaktivizimi i bashkëpunimit tashmë të krijuar mes dy institucioneve si dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e shqyrtimit kundër korrupsion të legjislacionit si kompetencë e re e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë, e themeluar me Ligjin e ri për Parandalimin e Korrupsionit, të miratuar në vitin 2021.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të Kosovës fillimisht falënderoi për përgjigjen e shpejtë në kërkesën për takim, e më pas prezantoi kompetencat e Agjencisë, veçanërisht kompetencat e reja që dalin nga Ligji i ri për Parandalimin e Korrupsionit të vitit 2021.
Ai iu përmbajt veçanërisht kompetencave të Agjencisë për kryerjen e shqyrtimit kundër korrupsion të legjislacionit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me KSHPK-në, si institucion nga vendet e rajonit që e zbatojnë këtë kompetencë.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, përveç përfaqësimit të kompetencave dhe pozitës së KSHPK-së në sistemin maqedonas, përcolli përvojat e KSHPK-së në fushën e shqyrtimit kundër korrupsion të legjislacionit, i cili është një nga mjetet më të rëndësishme parandaluese kundër korrupsion. Ajo theksoi se si një kompetencë relativisht e re për KSHPK-në, shqyrtimi kundër korrupsion i legjislacionit sjell sfida serioze dhe se KSHPK-ja ka bërë përpjekje serioze në zhvillimin e kapaciteteve institucionale, por edhe në miratimin dhe zbatimin e Metodologjisë për shqyrtimin kundër korrupsion të legjislacionit.
Në fund, u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për takimin e mbajtur, si dhe gatishmëria për bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në shkëmbimin e përvojës së dy vendeve në fushën e shqyrtimit kundër korrupsion të legjislacionit, por edhe në fusha të tjera për të cilat në të ardhmen do të jetë e nevojshme.
Duke pasur parasysh se Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Agjencia e mëparshme kundër korrupsionit, përfaqësuesit e dy delegacioneve shprehën gatishmërinë për të nënshkruar një memorandum të ri bashkëpunimi, i cili do të thellojë më tej bashkëpunimin midis dy institucioneve.