Takim i realizuar ndërmjet UNODC dhe KSHPK
Me datë 25 mars të vitit 2021, me fillim në ora 09:30 në hapsirat e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit u realizuar takim me përfaqësuesit e UNODC, z0nja Virginia de Abajo Marques, Këshilltarë rajonal për antikorrupsion dhe pronë të konfiskuar dhe z. Aleksandar Xhorxheviq, Zyrtar i programës nacionale.
Nga ana e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit në takimin morri pjesë Kryetari i KSHPK Biljana Ivanovska, dhe anëtarët Vlladimir Georgiev dhe Shemsi Sallai, si dhe udhëheqësi i sektorit Maja Konevska.
Takimit, është realizuar me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të themeluar dhe njohje me fushat prioritare të cilat mund të përkrahen në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në takim, pjesëmarrësit adresuan disa fusha:
- Përgaditje e Udhërrëfyesit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përcaktimit të fushave prioriatare për përkrahje në luftës kundër korrupsionit dhe lëvizja ilegale e mjeteve finansiare në vendet e rajonit duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Takimi vijues në kuadër të Procesit të Berlinit ku Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Britania e Madhe janë bashkë-kryesues që planifikohet të organizohet kah mesi i qershorit të vitit 2021.
- U hap diskutim për disa çështje kyçe në lidhje me fushat të cilat janë në fokus të përkrahjes të Procesit të Berlinit me sigurimit të përkrahjes eventuale, por janë të përfshira në Strategjinë nacionale për preventivë dhe represion të korrupsionit dhe konfliktit të interesave me planin aksionar 2021-2025:
- Sport – menaxhimi me objektet sportive dhe finansimi i klubeve të sportit (sidomos në nivel komunal)
- Urbanizimi dhe ndërtimtaria dhe Mjedisi jetësor – dhënja e lejeve të ndërtimit, blerja dhe dhënja me qira të pronës së patundshme, duke u ndërlidhur edhe me uzurpimin e mjedisit jetësor, prerja pa të drejtë, ujërta, etj.
- Furnizimet publike gjatë kohës së panedmisë, sidomos në sektorin e shëndetësisë
- Integriteti dhe vlerësimi i rrezikut – sidomos në nivel komunal
- Punësime në sektorin pubik – për vlerësimin e bërë të rrezikut në legjislativën e cila e mbulon punësimin, e realizuar me përkrahje të TI-Maqedoni dhe Ambasadës së Holandës, përfundimet e kësaj analize si dhe observimi nga lëndës e KSHPK për punësimet e palejuara, mosrespektimi i procedurave, ndryshimet në sistematizimin sipas nevojës për punësime të caktuara
- Ndjekje e gjendjes së pronës të funksionarëve dhe marrëveshjes ndërkombëtare të nënshkruar pak kohë më parë për shkëmbim të të dhënave për fletat anketuese për gjendjen e pronës
- Përveç të theksuarës, nga ana e përfaqësuesve të UNODC është ofruar përkrahje në procesin e përgaditjes së ndryshimeve të reja ligjore të cilët kanë të bjënë me problematikën e përmendur.
- Në fund të takimit u nda informacioni për formimin e rrjetit të institucioneve të përfshira në luftën kundër korruspionit dhe fitimit të pronës ilegale i a.q. Iniciativa e Riajdit, me vendqëndrim në Vienë, me qëllim të ndërtimit të platformës për shkëmbim të informacioneve dhe njohurive. Pas pëlqimit nga ana e KSHPK, do të propozohet qasje e KSHPK kah kjo platformë.