Takim me Agjencinë e Punësimit të RMV-së
Më 12 gusht të vitit 2021, u mbajt takim ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me përfaqësues të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Takimi u mbajt me kërkesë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në lidhje me sigurimin e qasjes në bazën e të dhënave të Agjencisë së Punësimit të RSM -së, me qëllim kryerjen më efikase të kompetencave të KSHPK -së të përcaktuara në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.
Pjesëmarrësit ranë dakord të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi midis dy institucioneve, në bazë të të cilit mirëkuptimi dhe mbështetja e tyre reciproke do të vazhdojë në të ardhmen.