TAKIM ME AMBASADORIN E HOLLANDEZ DIRK JAN KOP
Kryetarja Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) realizuan takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dirk Jan Kopp, i shoqëruar nga Arlinda Idrizi, këshilltare për çështje politike dhe ekonomike në ambasadë.
Në fillim të takimit, Kryetarja Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-së shprehën mirënjohje për vizitën e ambasadorit Jan Kopp, duke theksuar se ishte me rëndësi të veçantë mbështetja e Ambasadës së Holandës në drejtim të zbatimit më efikas të kompetencave ligjore të KSHPK-së.
Ambasadori Jan Kopp shprehu mbështetje për punën e KSHPK-së, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në sistemin e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. KSHPK-ja është një institucion puna e të cilit në periudhën e kaluar është vlerësuar pozitivisht dhe puna e saj është me rëndësi të madhe në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, theksoi ambasadori.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e KSHPK-së me institucionet e tjera kompetente, veçanërisht me Prokurorinë Publike, si dhe për nevojën për përparimin e saj, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të nismave dhe rekomandimeve të KSHPK-së. Në këtë drejtim, ambasadori u informua për takimet e punës të realizuara me Prokurorinë Publike dhe për planet për përparimin e bashkëpunimit për zbatimin e nismave të KSHPK-së.
Ambasadori u informua për sfidat me të cilat po përballet përbërja e re e KSHPK-së, në lidhje me zbatimin e kompetencave në lidhje me monitorimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, si dhe për aktivitetet në lidhje me monitorimin e përmbushjes së Strategjisë aktuale Kombëtare për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe planet për hartimin e tjetrës.
Në vazhdim të takimit u diskutuan nevojat e menjëherëshme të KSHPK-së në drejtim të forcimit të kapaciteteve të saj për zbatimin më efikas të kompetencave ligjore, si dhe mundësitë e mbështetjes nga Ambasada Holandeze. “KSHPK ka një numër të madh të kompetencave, por nga ana tjetër përballet me kapacitete të pamjaftueshme buxhetore, teknike dhe kuadro, prandaj ka nevojë për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, theksuan kryetarja dhe anëtarët e KSHPK-së.
Ambasadori Jan Kopp shprehu gatishmërinë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për KSHPK, për të cilën u pajtua të vazhdonte komunikimin në drejtim të konkretizimit dhe operacionalizimit të tij.