Takim me Asociacionin për Iniciativë Demokratike (AID)
Më 11 qershor 2021, në hapsirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, u mbajt takim midis Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përfaqësuar nga Zëvendës Nënkryetari Mr. Shemshi Sallai dhe Shoqatës së Asociacionit për Iniciativë Demokratike (AID) nga Gostivari përfaqësuar nga z. Lulzim Haziri, Drejtor Ekzekutiv, dhe në emër të 5 (pesë) organizatave partnere, në kuadër të Projektit të Pjesëmarrjes Qytetare të USAID, si më poshtë:
Fondacioni për zhvillimin e bashkësisë lokale (FZHBL) Shtip,
Iniciativa për integrime qytetare (IIQ) Gostivar,
Qendra për komunitetin rom “DROM” Kumanovë,
Këshilli për parandalimin e delikuencës së të miturve (KPDM)
Qendra Kulturore Rinore (QKR) ) Manastir.
Në takim u përcaktuan format dhe mënyrat e bashkëpunimit midis AID dhe pesë organizatave të lartërpërmendura bashkëpunuese nga njëra anë dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga ana tjetër, për zbatimin e masave dhe aktiviteteve për parandalimin e korrupsionit në nivel lokal
Asociacioni për Iniciativë Demokratike (AID) zhvillon aktivitete specifike në bashkëpunim me shoqatat lokale të qytetarëve në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për raportimin e korrupsionit dhe promovimin e mandatit dhe rolit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa në kuadër të Projektit USAID për pjesëmarrjen e qytetarëve , dhe i njëjti projekt parashikon bashkëpunim me institucionet shtetërore në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
Në takim u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është të zhvillojë bashkëpunim të ngushtë për të identifikuar, mbështetur, informuar dhe edukuar qytetarët në nivelin lokal mbi mënyrën, procedurën dhe mundësitë për të raportuar veprimet dhe aktivitetet korruptive.
Bashkëpunimi brenda projektit ndërmjet palëve kontraktuese do ti referohet informimit dhe mbështetjes së qytetarëve në nivelin lokal në lidhje me mundësitë dhe procedurën e raportimit të korrupsionit para Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, edukimin dhe informimin e qytetarëve në nivelin lokal se si të njohin dhe raportojnë veprimet korruptive, lehtësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e parandalimit të korrupsionit.
Në fund të takimit, u shpreh kënaqësia e ndërsjellë nga bashkëpunimi i vendosur si dhe gatishmëria e plotë për të ruajtur komunikimin e mëtejshëm në drejtim të bashkëpunimit në të ardhmen, me interes për të dy palët.