Takim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike
Më 14 qershor 2021, në hapsirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u mbajt takim pune i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Takimi u mbajt me kërkesë të KSHPK-së, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e bashkëpunimit në lidhje me zbatimin e procedurave për hetimin e gjendjesë pronësore.
Në takim morën pjesë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe nëpunësit shtetërorë të punësuar në Njësinë për Monitorimin e Gjendjesë së Pronës dhe Interesave në Sekretariatin e KSHPK-së.
Në takim morën pjesë Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Lukarevska si dhe punonjës të cilët veprojnë në procedurat për hetimin e pronës dhe gjendjesë pronësore që Drejtoria e të Ardhurave Publike zhvilloi në përputhje me nenin 36 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit.
Nga ana e përfaqësuesve të e Drejtorisë së të Ardhurave Publike shkurtimisht ndanë përvojat në lidhje me zbatimin e procedurave për hetimine pronës dhe gjendjen e pronës, si dhe vështirësitë me të cilat u përball Drejtoria në zbatimin e të njejtave.
Në takim gjithashtu u diskutua për të dhënat dhe informacionet që Drejtoria e të Ardhurave Publike, brenda kompetencave të saj ligjore, mund t’i sigurojë KSHPK-së në kryerjen e procedurave për verifikuar vërtetsinë e të dhënave nga pyetësorët dhe procedurat për shqyrtimin e statusit të pronës.
Në të njëjtën kohë, u ra dakord për të intensifikuar bashkëpunimin në zbatimin e procedurave për ekzaminimin e pronës nga KSHPK.
Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e ardhshme për përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit , ku u theksua se është e nevojshme të specifikohet dhe rregullohet plotësisht procedura për shqyrtimin e gjendjes pronësore në ligj dhe në atë drejtim të merren parasysh përvojat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Nga ana e Drejtoreshës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Lukarevska shprehu gatishmërinë e Drejtorisë për bashkëpunim dhe sigurimin e ndihmës profesionale si dhe shkëmbimin e përvojave në zbatimin e procedurave nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Nga ana e anëtarëve të KSHPK-së shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e suksesshëm me Drejtorinë e të Ardhurave Publike në zbatimin e kompetencave ligjore në fushën e regjistrimit, monitorimit dhe hetimit të gjendjesë pronësore si dhe nevojën për intensifikimin e të njejtës në drejtim për mbrojtjen e interesit publik.