Takim me ekipin e projektit të USAID-it “Partneritet kundër korrupsionit”
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) realiyoi takim pune me Barbara James, drejtoreshë e projektit të USAID “Partneritet kundër Korrupsionit”. Në takim morën pjesë edhe Neda Maleska Saçmaroska, Aneta Arnaudovska, Marko Troshanovski dhe Maja Pinjo të cilët janë pjesë e ekipit të angazhuar për realizimin e projektit.
Kryetarja Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-së duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e USAID-it për forcimin e kapaciteteve institucionale të KSHPK-së, shprehën shpresën për bashkëpunim të suksesshëm në kuadër të projektit “Partneritet kundër korrupsionit”.
Drejtoresha e projektit Barbara James dhe udhëheqësit e komponentëve të NEDA-s, Malesa Saçmaroska dhe Aneta Arnaudovska, njoftuan shkurtimisht kryetaren dhe anëtarët e KSHPK-së me qëllimet e projektit. Ideja është përmes zbatimit të projektit, me mbështetjen e partnerëve lokalë, të përmirësohet efikasiteti i institucioneve shtetërore përgjegjëse për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit. Projekti do të zgjasë katër vjet dhe përbëhet nga tre komponentë. Komponenti i parë ka të bëjë me forcimin e integritetit dhe etikës në institucionet e pushtetit ekzekutiv si dhe integritetin dhe etikën e zyrtarëve të lartë drejtues. Komponenti i dytë ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit si dhe forcimin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit, ndërsa komponenti i tretë ka të bëjë me dixhitalizimin e proceseve në institucionet shtetërore.
Në kuadër të komponentit të dytë, qëllimi është forcimi i kapaciteteve institucionale të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Entit Shtetëror të Revizionit dhe Byroja për Furnizime Publike me qëllim që të ushtrojnë në mënyrë më efikase kompetencat e tyre ligjore. Në këtë drejtim, u fol për nevojën e përcaktimit të nevojave të KSHPK-së që do të mbështeteshin në kuadër të projektit.
Kryetarja e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska theksoi se ky është prezantimi i parë i përbërjes së re të KSHPK-së me idenë dhe qëllimet e projektit dhe prandaj është e nevojshme që KSHPK-ja të marrë në formë me shkrim qëllimet dhe angazhimet e projektit në mënyrë që të mund të përcaktojë prioritetet dhe nevojat e saj, pas së cilës do të përcaktohej nëse ato mund të mbështeten në kuadër të projektit dhe do të operacionalizohet bashkëpunimi i mundshëm.
Në fund të takimit, të dyja palët shprehën kënaqësinë nga takimi i realizuar dhe u theksuan angazhimet për bashkëpunim të suksesshëm në drejtim të realizimit të projektit dhe realizimit të objektivave të tij.