Takim me Institutin Nacional Demokratik (IND)
Kryetarja Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) realizuan takim pune me përfaqësues të Institutit Nacional Demokratik (IND).
Në takim, përfaqësuesit e IND-së informuan për aktivitetet e lidhura me zbatimin e projektit për parandalimin e korrupsionit në nivel lokal, i cili është planifikuar të zbatohet në bashkëpunim me disa institucione partnere, ndër të cilat është edhe KSHPK-ja. Projekti do të realizohet në disa komuna, dhe qëllimi është të krijohen mekanizma që do të zvogëlojnë mundësitë e korrupsionit në nivelin lokal.
Përfaqësuesit e IND-së gjithashtu informuan për projektin që do ta realizojë IND-ja në bashkëpunim me shoqatën e hulumtimit dhe analizës “ZMAI’’ , në kuadër të të cilit do të analizohet financimi i partive politike, prokurimi publik dhe punësimi, para dhe pas proceseve zgjedhore, përmes analizës së të dhënave të disponueshme publikisht, dhe me qëllim përcaktimin e dobësive sistematike.
Kryetarja Dimitrovska shprehu gatishmërinë për pjesëmarrjen e KSHPK-së në projektet, duke rënë dakord për të përcaktuar më tej rolin e KSHPK-së në të njëjtat.
Kryetarja dhe anëtarët e KSHPK-së njoftuan përfaqësuesit e IDN-së me aktivitetet në lidhje me zbatimin e kompetencave ligjore të KSHPK-së në lidhje me monitorimin e procesit zgjedhor, si dhe me sfidat me të cilat përballet, duke pasur parasysh kapacitetet e kufizuara të personelit dhe teknike.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e sigurimit të mbështetjes nga IND-ja në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale të KSHPK-së.
Të dyja palët shprehën kënaqësinë nga takimi si dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë.