Takim me z. Albert Hani, drejtor i Sekretariatit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot realizoi takim pune me drejtorin e Sekretariatit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit, z. Albert Hani.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët në drejtim të zbatimit të përvojave dhe praktikave të mira në implementimin e mekanizmave parandalues për luftimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në vendet e rajonit.
Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, e informoi mysafirin për aktivitetet aktuale të KSHPK-së dhe sfidat me të cilat përballet në punën e saj.
Drejtori Hani theksoi objektivat strategjike dhe prioritetet e veprimit të RAI-t për periudhën e ardhshme, duke nënvizuar gatishmërinë e këtij mekanizmi rajonal për të mbështetur KSHPK-në nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.
Nga të dyja palët u shpreh kënaqësia për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe gatishmëria për avancimin e tij përmes aktiviteteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në forcimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.











