Takim pune me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI)
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajti takim pune me përfaqësues të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI). Takimi u iniciua në kuadër të projektit “Komunitete me integritet”, i financuar nga qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë, që ka për qëllim forcimin e integritetit institucional dhe ndërtimin e një kulture kundërkorrupsioni në nivel lokal.
Në takim u diskutua për rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit ndërmjet KSHPK-së dhe NDI-së, aktivitetet aktuale në kuadër të projektit, si dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e mëtejmë të partneritetit.
Theksi i veçantë u vu në rolin e personave përgjegjës për integritet në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL), si dhe në nevojën për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mekanizmave për parandalimin e korrupsionit dhe vendosjen e sistemit të integritetit në punën e njësive të vetëqeverisjes lokale.
Bashkëpunimi ndërmjet KSHPK-së dhe NDI-së u vlerësua si një shembull i partneritetit efektiv në drejtim të krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme sistemore për parandalimin e korrupsionit.
KSHPK-ja thekson rëndësinë e partneritetit me NDI-në, i cili mundëson shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave të mira, si dhe krijimin e kushteve për zbatimin më efikas të politikave kombëtare për parandalimin e korrupsionit.
Nga ana e NDI-së u shpreh mbështetje e qartë dhe e palëkundur për KSHPK-në në drejtim të forcimit të kapaciteteve të saj për zbatimin efikas të kompetencave ligjore, veçanërisht në lidhje me promovimin dhe përmirësimin e integritetit personal dhe institucional në sektorin publik.
Nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për implementimin e përbashkët të aktiviteteve të reja që do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të integritetit në sektorin publik, veçanërisht në vetëqeverisjen lokale.












